news

Veliaj drejt Strasburgut, avokatët e kryebashkiakut: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë!

Pesë orë ka zgjatur taki­mi i ekip­it të avokatëve të Eri­on Veli­a­jt në IEVP Dur­rës. Dy avokatë të një stu­dio­je ligjore bri­tanike dhe av. Plar­ent Ndreca ishin sot në bur­gun e Dur­rësit në kuadër të për­gatit­jes së padisë që mbro­jt­ja e krye­bashki­akut Veli­aj syn­on të depoz­i­to­jë në Gjykatën e Stras­burgut në vjeshtë.

Dos­ja do të har­to­het edhe në bashkëpunim me stu­dion ligjore amerikane, të angazhuar më herët në rastin e krye­bashki­akut të arrestu­ar të Tiranës, por avokatët amerikanë nuk janë lejuar ende nga SPAK të tako­jnë Veli­a­jn, sipas Ndrecës.

Sipas mbro­jt­jes, po doku­men­to­hen të gjitha shkel­jet e pre­tend­uara ligjore që do të paraqiten në Stras­burg. Edhe nesër ekipi i avokatëve do të jetë në Dur­rës për të vijuar inter­vis­timin e Veli­a­jt. Për medi­at folën avokatët Ben­jamin Bran­don dhe Plar­ent Ndreca.

Av. Ben­jamin Bran­don: “Jemi këtu për të takuar Eri­on­in, i cili, siç e dini, ndod­het në paraburgim prej më shumë se 18 mua­jsh. Ne e kemi për­faqë­suar Eri­on­in gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është hera e parë që na është lejuar ta viz­ito­jmë, pavarë­sisht kërke­save të përsërit­u­ra që kemi bërë. Megjithatë, jemi shumë mirën­jo­hës ndaj autoriteteve që më në fund na lejuan të takon­im kli­entin tonë në paraburgim dhe sot zhvil­lu­am një takim shumë pro­duk­tiv.

Gjatë takim­it të sotëm disku­tu­am aplikimin që syn­o­jmë të paraqes­im në Gjykatën e Stras­burgut, pra në Gjykatën Evropi­ane për të Drej­tat e Njeri­ut, në emër të tij, për t’u ankuar lid­hur me ndal­im­in dhe vazhdimin e mba­jt­jes së tij në paraburgim. Shpre­so­jmë që vendimet që do të mer­ren nga gjykatat shqiptare të për­sh­pe­j­to­hen dhe pro­ce­du­rat të ecin sa më shpe­jt, në mënyrë që ai të liro­het dhe të mund të vazh­do­jë jetën e tij të përdit­shme, jetën famil­jare, si edhe ushtrim­in e funk­sion­it të tij si kryetar i Bashk­isë së Tiranës, i zgjed­hur në mënyrë demokratike”.

Av. Plar­ent Ndreca: “Kolegët nga Anglia kanë ard­hur për herë të parë të disku­to­jnë me Eri­on­in pas tetë mua­jsh, pas shumë kërke­sash. Ekipi amerikan ende nuk është lejuar të vijë për të viz­itu­ar Eri­on­in. Bise­da e sotme ishte më së shumti në lid­hje me aplikimin që do të bëjmë për çësht­jen e masës së sig­urisë në Gjykatën e Stras­burgut. Kor­rëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, megjithatë jo të gjitha pikat janë pran­uar dhe për këto ne do të shko­jmë në Stras­burg. Për emërim­in e z.Dado ne do ta apelo­jmë vendimin e Shkallës së Parë”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading