sport

Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës, Benzema nuk kursehet aspak

Fed­er­a­ta Franceze e Fut­bol­lit ka zyr­ta­rizuar Zine­dine Zidane si tra­jner­in e ri të kom­bëtares.

Leg­jen­da e fut­bol­lit francez merr drej­timin e “Gjelave” pas Didi­er Deschamps dhe ka fir­mo­sur një kon­tratë katërv­jeçare, që do ta mba­jë në stol deri në vitin 2030.

Pres­i­den­ti i Fed­er­atës, Philippe Dial­lo, e prezan­toi Zidane gjatë një kon­fer­ence të posaçme për shtyp, ndër­sa ish-tra­jneri i Real Madrid­it do të nisë zyr­tar­isht punën më 1 gusht.Gjatë prezan­tim­it të tij, Zidane thek­soi se drej­ti­mi i kom­bëtares franceze ishte një ëndërr e mad­he dhe një objek­tiv që e kishte pasur prej kohësh.Ai bëri të ditur se në vitet e fun­dit kishte refuzuar disa ofer­ta, pasi pas aven­turës me Real Madridin kishte vetëm një dëshirë, të ulej në stolin e Francës.Tashmë misioni i ri i Zidane është të udhëhe­që “Gje­lat” drejt Europi­anit 2028 dhe Botëror­it 2030.

Një sfidë që ai e njeh shumë mirë, pasi si fut­bol­list ka shkru­ar disa nga faqet më të lavdishme në his­tor­inë e kom­bëtares franceze.

Në vitin 1998 fitoi Kupën e Botës, ndër­sa dy vite më vonë tri­um­foi në Kam­pi­onatin Europian.Në Botëror­in 2006 arri­ti finalen, në një turne që u mbyll me episodin e famshëm të kar­tonit të kuq pas për­plas­jes me Mar­co Mat­er­azz­in.

Zidane kon­sidero­hej prej kohësh pasue­si ide­al i Didi­er Deschamps, i cili largo­het pas 14 vitesh në drej­timin e Francës.

Nën drej­timin e tij, kom­bë­tar­ja franceze fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Nations League në vitin 2021, duke u rik­thy­er mes fuqive krye­sore të fut­bol­lit botëror.

Me ard­hjen e Zidane nis një kapit­ull i ri për Francën. Një zgjed­hje që sjell pres­tigj, ekspe­ri­encë dhe prit­shmëri të mëd­ha për të vazh­d­uar cik­lin fitues të “Gjelave”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading