news

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, pjesë e grupit që transportonte drogë nga Brazili dhe Ekuadori

Është vetë­dorëzuar në poli­ci Naz­mi Shahi­ni, i njo­hur edhe si Drazhi, i shpal­lur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi të struk­tu­ru­ar krim­i­nal të dyshuar për trafik ndërkom­bë­tar droge.

Ndaj tij, Gjyka­ta e Posaçme kishte cak­tu­ar në mungesë masën e sig­urisë “arrest me burg”.

Sipas het­imeve të SPAK, Shahi­ni dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi krim­i­nal që ka vepru­ar gjatë viteve 2020–2021 dhe që ka trafikuar rreth 8.1 ton drogë, përf­shirë kokainë dhe kan­abis.

Dro­ga, sipas Prokuror­isë së Posaçme, trans­porto­hej nga vende si Brazili, Ekuadori, Kolum­bia, Span­ja dhe Maroku drejt treg­jeve europi­ane, përf­shirë Ital­inë, Bel­gjikën, Holandën, Span­jën dhe vende të tjera. Hetimet për këtë grup krim­i­nal vijo­jnë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading