news

Njerëzit Helmohen, Milionat Qarkullojnë: Prapaskenat e Shitblerjeve mes Alma Tafanit dhe Ramazan Trokës

Njerëz­it hel­mo­hen në tryezat e insti­tu­cion­eve shtetërore, ndër­sa ish-pronarët mbushin xhep­at duke qarkul­lu­ar leket përmes transak­sion­eve mil­iona euroshe.

Kom­pa­nia e kateringut “Sori Al”, e cila u ven­dos në qendër të vëmend­jes pub­like pas inci­den­tit të helmim­it të stu­den­tëve në Akadem­inë e Poli­cisë, ka kalu­ar zyr­tar­isht në duar të reja.

Biz­nes­me­nia Alma Tafani ka final­izuar shit­jen e aksion­eve te pronari i ri, Ramazan Tro­ka, për një vlerë totale prej 2 mil­ionë e 36 mijë eurosh, një shumë që do të shly­het në tre këste vjetore.Kontrata e shit­bler­jes u fir­mos më 29 qer­shor, vetëm pak ditë pas rastit të dytë të rapor­tu­ar të helmim­it në ambi­en­tet e Akademisë së Sig­urisë, duke e bërë këtë transak­sion tejet të ndjeshëm në aspek­tin pub­lik dhe insti­tu­cional. Megjithatë, Autoriteti Kom­bë­tar i Ushqimitte kishte ven­do­sur më herët të lejonte rifil­lim­in e aktivitetit të kom­panisë, duke deklaru­ar se anal­izat lab­o­ra­torike nuk kishin evi­den­tu­ar shkel­je të stan­dard­eve ushqi­more.

Emri i Ramazan Trokës nuk është i pan­jo­hur në tre­gun e shër­bimeve ushqi­more, pasi ai ka pasur më parë lid­hje të drejt­për­drej­ta biz­ne­si me Alma Tafanin dhe bashkëshort­in e saj, Nikolin Jaka. Në vitin 2007, Tro­ka bleu kom­pan­inë “KPL” pikër­isht nga Tafani, ndër­sa e mba­jti në pronësi deri në qer­shor të vitit të kalu­ar, kur aksionet iu rik­thyen sër­ish asaj.Zhvillimet e fun­dit tre­go­jnë një tërhe­q­je të qartë të Tafan­it nga sek­tori i kateringut. Vetëm një muaj më parë, ajo shi­ti gjithash­tu kom­pan­inë “KPL” te Mario Hax­hiymeri për rreth 45 mil­ionë lekë, ose afër­sisht 480 mijë euro, duke mbyl­lur kësh­tu një cikël të gjatë aktiviteti në këtë indus­tri.

“Sori Al” dhe “KPL” kanë qenë ndër furnizue­sit krye­sorë të insti­tu­cion­eve shtetërore në Shqipëri. Në gjashtë vitet e fun­dit, të dyja kom­pan­itë kanë për­fi­tu­ar kon­tra­ta pub­like me vlerë mbi 45 mil­ionë euro, duke sig­u­ru­ar ushqime për spi­tale, reparte ushtarake dhe sis­temin pen­i­ten­ciar.

Ndryshi­mi i pronë­sisë së “Sori Al” vjen në një moment delikat, ku vëmend­ja ndaj stan­dard­eve të sig­urisë ushqi­more dhe trans­parencës në ten­derët pub­likë mbetet më e lartë se kur­rë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading