news

Konsullata në Shkodër dhe Bujanoc? Reagon ministri Hoxha: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…


Min­istri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Fer­it Hox­ha, ka reaguar pas deklaratës së homo­logut serb, Marko Gjuriç, për një mar­rëvesh­je në parim mes Shqipërisë dhe Ser­bisë për hap­jen e zyrave kon­sul­lore në Shkodër dhe Bujanoc.

Përmes një reag­i­mi pub­lik, Hox­ha sqaroi se Shqipëria syn­on hap­jen e një Kon­sul­late të Përgjithshme në Lug­inën e Pre­shevës, ndër­sa thek­soi se çdo vendim do të mer­ret vetëm pasi të ketë dako­rdësi të plotë mes dy vendeve për të gjitha aspek­tet e pro­ce­sit.

Pos­ti­mi i min­istrit Hox­ha:

Deklari­mi i Min­istrit të Jashtëm të Ser­bisë për mundës­inë e hap­jes së një kon­sul­late në Shqipëri ka ngjal­lur debat.

Shqipëria ka kërkuar hap­jen e një #Kon­sul­late të Përgjithshme të Repub­likës së Shqipërisë në Lug­inën e #Pre­shevës. Ser­bia, nga ana e saj, ka kërkuar hap­jen e një Kon­sul­late të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dako­rd për çdo aspekt dhe detaj të këtij pro­ce­si, në momentin e duhur do të ndërmer­ren veprimet përkatëse.

Në prak­tikën e kon­solid­uar diplo­matike, rec­i­prociteti është një parim themelor i mar­rëd­hënieve ndër­m­jet shteteve dhe një instru­ment i poli­tikës së jashtme për të avan­cuar intere­sat kom­bëtare.

Ai nuk nënkup­ton domos­dosh­mër­isht barazi në përm­ba­jt­je, në objek­ti­va apo në intere­sat e secilës palë. Rec­i­prociteti është qas­ja mbi të cilën ndër­to­het mirëkup­ti­mi ndër­m­jet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën mat­en veprimet apo rezul­tatet.

Syn­i­mi dhe intere­si i Shqipërisë është të kri­jo­jë më në fund një prani kon­sul­lore të përher­shme në Lug­inën e Pre­shevës, një zhvil­lim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komu­nitet i rëndë­sishëm shqip­tar. Kjo do të kri­jo­jë mundësi më të mira për të qenë më pranë qyte­tarëve shqip­tarë atje, për t’i mbështe­tur ata në mënyrë më të drejt­për­drejtë dhe për të kon­tribuar në mbro­jt­jen e intere­save të tyre legjitime.

Është e çudit­shme, mad­je e vështirë për t’u kup­tuar, që shumë prej reag­imeve zgjed­hin të anashkalo­jnë pikër­isht atë që është thel­bë­sore: interesin e #Shqipërisë dhe për­fitimin konkret që sjell kri­ji­mi i një pranie të përher­shme kon­sul­lore shqiptare në Lug­inën e Pre­shevës. Në vend që vëmend­ja të përqen­dro­het te mbështet­ja që kjo për­faqësi do t’u ofro­jë shqip­tarëve që jeto­jnë atje, te forci­mi i lid­hjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështet­ja më e mirë e të drej­tave dhe intere­save të tyre legjitime, debati zhven­doset tek hamendësimet mbi intere­sat e supozuara të palës tjetër.

Poli­ti­ka jonë e jashtme nuk ndër­to­het mbi emo­cione apo per­cep­time, por mbi interesin kom­bë­tar, respek­timin e nor­mave dhe prak­tikave të së drejtës ndërkom­bëtare, si dhe mbi frymën dhe vler­at evropi­ane.

Ky është stan­dar­di ynë sot, por edhe stan­dar­di që Shqipëria syn­on të mba­jë si ven­di i ardhshëm anë­tar i Bashkim­it Evropi­an. Ne jemi të ven­do­sur ta për­faqë­so­jmë këtë qas­je në çdo vendim­mar­rje të poli­tikës sonë të jashtme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading