news

“Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën

Edvin Kul­luri ka anal­izuar zhvil­limet poli­tike në vend, duke u ndalur te mazho­ran­ca, opozi­ta, protes­ta që mba­het në vend prej dy mua­jsh si edhe te mar­rëvesh­ja me SHBA.

Gjatë inter­vistës, ai tha se sot opozi­ta nuk ekzis­ton më. Sipas tij sheshi, protes­ta e ka nxjer­rë opoz­itën jashtë loje.

“Sheshi opoz­itën e ka nxjer­rë kom­plet nga loja. Nuk ekzis­ton opoz­itë sot”, tha ai.

Ndër­sa sa i për­ket mar­rëvesh­jes, Kul­luri nën­vo­zoi se nuk duhet të kalonte në kushte të tilla dhe se ishte e domos­doshme që të kishte një afat dhe pro­ce­durë të rreg­ullt.

“Qev­e­ria nuk mund të lid­hë mar­rëvesh­je pa I kalua në par­la­ment. Dhe më pas I nën­shtro­het pro­ce­du­rave nor­male. Nëse ka cështej kon­fi­den­cialitete duhet tra­j­tu­ar të tilla, por kon­fi­den­cialiteti nuk ka lid­hje me emergjencën. Këta flasin mar­rëzi­ra pafund, që nga Taulant Bal­la. Me shpërthimin e protes­tave, teatri i kukullave midis gogolit Berisha dhe shpë­tim­tar­it Rama ka mar­rë fund. Kishin një kon­flikt arti­fi­cial, këtej ziheshin dhe këtej bënin kodin zgjed­hor bashkë…Për mar­rëvesh­jen mjafton afati që është hapur i shkelur. Mar­rëvesh­ja për katër orë kalon në kushte lufte. Ne sot nuk kemi asnjë kër­cën­im, nuk di të jemi të kër­cënuar. Nuk e dimë.”, tha ai.

Gjithash­tu ai foli edhe për dos­jen “Bal­luku”, duke u ndalur te deklaratat e kreut të SPAK, Klo­di­an Bra­ho gjatë ditës së sotme për këtë çësht­je. Kul­luri thek­soi se janë angazhuar një numër i lartë ofi­cerësh të BKH dhe se kërke­sa për shtyr­je afati sipas është mëse nor­male.

“Sa kohë janë disa pro­ce­du­ra në het­im pat­jetër kërko­het kohë. Në momentin që kemi ele­mentin e veprës të pastrim­it të par­ave, kjo pat­jetër kërkon kohë për të parë se si janë trans­for­muar nga një dorë te tje­tra.

Ajo që vura re është se angazhuar një numër i lartë ofi­cerësh të BKH dhe dy prokurorë, ishin 7 ose 8 ofi­cerë të BKH, dhe dy prokurorë. Pra ka një përqen­drim të fortë të SPAK të hetim­it të këtyre çësht­je, mos har­ro­jmë se kanë dhe dhjetëra çësht­je të krim­it të poli­tikës. Pra kërke­sa për shtyr­je afati është nor­male. Duhet të kenë dalë pro­va të reja.

Besoj që këto çësht­je kanë dalë gjatë het­imeve, që kërko­jnë kohë ë het­o­hen. Kemi kalu­ar në dy akuza tjera dhe kjo tre­gon që çësht­jet janë zgjeru­ar dhe BKH e SPAK kanë gje­tur indi­cie të reja që sipas tyre imp­liko­jnë zon­jë Bal­luku. Që mos të shko­het në par­la­ment me pro­va të pap­jeku­ra”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading