news

Lamallari drejt dorëheqjes? Rama thërret sot Grupin Parlamentar, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryem­i­nistri Edi Rama ka thirrur për në orën 17:00 një mbled­hje të zgjeru­ar të grupit par­la­men­tar të Par­tisë Social­iste, ku, sipas burimeve, pritet të disku­to­het edhe çësht­ja e njo­hur si “Besa”.

Ndërko­hë, burime të pakon­fir­muara poho­jnë për Vox News se ka zëra për ndryshime të mund­shme në kabi­netin qever­i­tar. Konkretisht, për­flitet se min­istri i Brend­shëm, Besfort Lamal­lari, mund të japë dorëhe­q­jen dhe të zëvendë­so­het nga Romi­na Kuko.

Megjithatë, ky infor­ma­cion mbetet i pakon­fir­muar dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë njof­tim zyr­tar nga Kryem­i­nis­tria apo nga insti­tu­cionet përkatëse që të kon­fir­mo­jë një lëviz­je të tillë.

Mbetet për t’u parë nëse mbled­h­ja e pas­dites do të sjel­lë zhvil­lime të reja lid­hur me këto rapor­time apo me çësht­jet që pritet të disku­to­hen.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading