
Zjarr në Memaliaj/ Përfshihet nga flakët fshati Miricë për të tretën herë brenda javës, rrezikohen banesat
Situatë alarmante në fshatin Miricë, në afërsi të Memaliajt.
Për të tretën herë brenda vetëm një jave, zona është përfshirë sërish nga vatrat e zjarrit, duke rikthyer panikun dhe pasigurinë te banorët lokalë.
Sipas raportimeve nga terreni, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga kushtet atmosferike dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për zonën e banuar. Banesat më të afërta ndodhen vetëm 500 metra larg vatrës aktive të zjarrit.