news

Pjesë e grupit të Visit të Pojës, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg efektivin Igli Haxhiaj

Gjyka­ta e Posaçme ka shpal­lur faj­tor ish-ofi­cerin e Antiter­ror­it, Igli Hax­hiaj, duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykim­it të shkur­tu­ar, dën­i­mi u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjithash­tu, gjyka­ta ven­dosi t’i heqë të drejtën për të ushtru­ar funk­sione pub­like për një peri­ud­hë 5‑vjeçare.

Hax­hiaj, i cili u arrestua nga SPAK nw nwn­tor tw vitit 2025, u gjet faj­tor për veprat penale të “Shpër­dorim­it të detyrës”, “Zbu­lim­it të akteve ose të dhë­nave sekrete” dhe “Kor­rup­sion­it pasiv të gjyq­tarëve, prokurorëve dhe funk­sion­arëve të tjerë të organ­eve të drejtë­sisë”.

Sipas vendim­it të GJKKO-së, ai u dënua me 2 vite burg për “Zbu­lim­in e akteve ose të dhë­nave sekrete”, me 3 vite e 6 muaj burg për “Kor­rup­sion­in pasiv të gjyq­tarëve, prokurorëve dhe funk­sion­arëve të tjerë të organ­eve të drejtë­sisë” dhe me 2 vite e 6 muaj burg për “Shpër­dorim­in e detyrës”. Në zba­tim të bashkim­it të dën­imeve, gjyka­ta cak­toi një dën­im të vetëm prej 4 vitesh burg, i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykim­it të shkur­tu­ar.

Gjyka­ta ven­dosi që vua­jt­ja e dënim­it të llog­a­ritet nga data e ndalim­it, 27 nën­tor 2025, dhe të kry­het në një burg të sig­urisë së zakon­shme. Hax­hiaj do të mba­jë edhe shpen­zimet e hetim­it dhe të pro­ce­sit gjyqë­sor. Vendi­mi mund të anki­mo­het në Gjykatën e Posaçme të Apelit bren­da 15 ditëve nga mar­r­ja dijeni e vendim­it të arsyet­u­ar.

Hetimet për të u mbyl­lën në maj të këtij viti. Ai rezul­ton i përf­shirë drejt­për­drejtë në trafikun ndërkom­bë­tar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njo­hur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që imp­liko­jnë Hax­hia­jn, i cili asoko­he ishte ofi­cer i Opera­cionales, në trafikun e drogës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading