news

Aksidenti që i mori jetën 40-vjeçarit në Bulqizë/ Arrestohet drejtuesi teknik i subjektit minerar, nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

Është arrestu­ar drejtue­si teknik i sub­jek­tit minerar ku humbi jetën mina­tori 40-vjeçar Ilir Koloveri në Bulqizë.

Sipas Poli­cisë, 63-vjeçari me ini­cialet P. K., banues në fshatin Vajkal, dyshohet se nuk ka zbat­u­ar rreg­ul­lat e mbro­jt­jes në punë, duke sjel­lë si paso­jë aksi­den­timin fatal të punon­jësit.

Arres­ti­mi i tij u krye pas veprimeve het­i­more lid­hur me ngjar­jen e ndod­hur më 1 gusht 2026, ku mina­tori humbi jetën gjatë punës në sub­jek­tin minerar.

Mate­ri­alet pro­ce­du­rale i janë refer­u­ar Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkel­ja e rreg­ullave të mbro­jt­jes në punë”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading