news

Mbajti trupin e nënës në frigorifer për 3 vite për të marrë pensionin, dënohet me burg 60-vjeçari në Uells

Një 60-vjeçar në Uells është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi mba­jti trupin e nënës së tij në frig­orifer për gati tre vite, duke fshe­hur vdek­jen e saj për të vazh­d­uar të për­fi­tonte pen­sion­in dhe page­sat sociale në emër të saj. Christo­pher Phillips u shpall faj­tor nga një gjykatë në Cardiff për pengimin e një var­ri­mi të ligjshëm dhe din­ji­toz, si dhe për dy akuza mashtri­mi ndaj insti­tu­cion­eve bri­tanike. Ai për­fi­toi në mënyrë të paligjshme rreth 91 mijë euro (78 mijë paund) nga page­sat që vazh­d­u­an të kalonin në llog­a­r­inë e nënës së tij pas vdek­jes.

Sipas të dhë­nave të paraqi­tu­ra në gjykatë, nëna e tij, Sylvia Phillips, 89 vjeçe, ndër­roi jetë më 8 mars 2023. Djali i saj, i cili ndod­hej pranë saj në momentet e fun­dit të jetës, u kishte prem­tu­ar se do të “kujdesje” për të. Vetëm dy ditë pas vdek­jes së saj, Phillips bleu një frig­orifer të madh dhe e ven­dosi në dhomën e nden­jes së banesës së tyre në Porth­cawl, në jug të Uell­sit, ku më pas futi trupin e nënës së tij. Trupi ishte mbësht­jel­lë me një pël­hurë me motive leop­ar­di dhe ishte ven­do­sur pranë një kar­to­line uri­mi ku shkruhej:

“Për mamin, nga Christo­pher dhe Tina”, ku Tina ishte qeni i familjes.Gjatë kësaj peri­ud­he, Phillips nuk njoftoi autoritetet për vdek­jen e nënës së tij. Për paso­jë, page­sat e pen­sion­it shtetëror, ndih­mat sociale, page­sat për kujdestarin, mbështet­jen për stre­himin dhe për­fitime të tjera vazh­d­u­an të derd­heshin në llog­a­r­inë e saj bankare. Gjyka­ta bëri të ditur se ai për­dori këto fonde përmes llog­a­rive bankare të nënës së tij, duke për­fi­tu­ar gjith­sej 78,190.92 paund në mënyrë të paligjshme.

Avokatët e mbro­jt­jes argu­men­tu­an se Phillips kishte pasur një lid­hje shumë të fortë me nënën e tij, e cila e kishte birë­suar kur ai ishte vetëm dy vjeç. Ata kishin jet­u­ar së bashku për rreth pesë deka­da dhe që prej vitit 2008 ai ishte kujdesur për të.

Sipas mbro­jt­jes, pas vdek­jes së saj 60-vjeçari kishte kalu­ar një peri­ud­hë të rëndë psikologjike dhe nuk arrinte ta pra­nonte hum­b­jen. Ai i kishte thënë poli­cisë se “nuk donte ta linte të shkonte” dhe kishte vazh­d­uar të ulej pranë trupit të saj, t’i mbante dorën dhe të fliste me të sikur të ishte ende gjal­lë.

Ai i tre­gonte për emi­sionet tele­vizive, garat me kuaj dhe seri­alet që ndiqnin së bashku. Megjithatë, gjyq­tar­ja Tracey Lloyd-Clark thek­soi se, pavarë­sisht gjend­jes emo­cionale të të pan­de­hu­rit, fshe­h­ja e vdek­jes për një peri­ud­hë kaq të gjatë dhe për­fiti­mi finan­ciar e rën­d­u­an ndjeshëm çështjen.Ngjarja u zbu­lua në shkurt të vitit 2026, pasi mjeku i famil­jes së Sylvia Phillips ngri­ti shqetësime për mungesën e saj.

Kur poli­cia shkoi në banesë, Phillips fil­lim­isht pre­tendoi se nëna e tij ndod­hej në Londër, duke qën­dru­ar me të afër­mit. Por ai nuk mun­di të jepte as adresën dhe as deta­je të tjera që të mbësht­es­nin deklaratën e tij. Gjatë kon­trol­lit në banesë, poli­cia gjeti trupin e 89-vjeçares në frig­oriferin e dhomës së nden­jes dhe arrestoi djalin e saj.

Gjyka­ta vlerë­soi se gru­a­ja ishte privuar nga një var­rim i den­jë për afro tre vite, por nuk kishte pro­va se trupi i saj ishte keq­tra­j­tu­ar pas vdek­jes. Ndërko­hë, hetimet për shkaqet e sak­ta të vdek­jes së Sylvia Phillips vijo­jnë në kuadër të pro­ce­durës mjeko-ligjore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading