news

Baba i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Per­soni që shi­h­ni në foton e mësipërme është Ilir Kolaveri, 40-vjeçari që humbi jetën tragjik­isht në minierën e Tërnovës, në Klos, pasi u rrëzua gjatë punës dhe më pas u zu poshtë nga një masiv kro­mi.

Pas kësaj ngjar­je­je të rëndë fshi­het dra­ma e një famil­je­je që mbeti pa shtyl­lën e saj. Ilir Kolaveri ishte baba i tre fëmi­jëve të mitur, dy djemve dhe një vajze, të cilët tash­më do të rriten pa pran­inë e të atit.

Trupi i 40-vjeçar­it u nxor nga gale­ria pas­diten e së shtunës, pas një opera­cioni të vështirë kërkim-shpë­ti­mi. Këtë të hënë, famil­jarët, miqtë dhe të afër­mit do t’i japin lam­tu­mirën e fun­dit.

Në lid­hje me aksi­dentin, Poli­cia ka arrestu­ar drejtuesin teknik të kom­panisë minerare, Për­parim Koçi, i dyshuar për shkel­je të rreg­ullave të sig­urisë në punë dhe mos­mar­rjen e masave të nevo­jshme për mbro­jt­jen e punë­torëve. Ndërko­hë, hetimet vijo­jnë për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e kësaj trag­jedie.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading