news

Zbuloi vendndodhjen e ish-burrit për trafikantin e drogës, “Temu Barbie” dënohet për rolin në vrasjen me acid në Angli

Deta­je tron­ditëse janë zbard­hur gjatë një pro­ce­si gjyqë­sor në Gjykatën e Kurorës Win­ches­ter në Angli, ku një grua është dënuar për rolin e saj në një kom­plot që çoi në vdek­jen e ish-bashkëshort­it të saj pas një sul­mi bru­tal me acid. Paris Wil­son, 35 vjeçe, e njo­hur me nofkën “Temu Bar­bie”, u shpall faj­tore për përf­shir­jen në ngjar­jen ku ish-part­neri i saj, Dan­ny Caha­lan, u sul­mua me acid sul­fu­rik në banesën e tij në Ply­mouth. Sul­mi ndod­hi më 21 shkurt të vitit të kalu­ar, ndër­sa në shtëpi ndod­hej edhe fëmi­ja i çiftit.

Sipas provave të paraqi­tu­ra në gjykatë, Wil­son kishte disku­tu­ar planin me nënën e saj Karen për­para se të ven­doste t’i tre­gonte trafikan­tit të drogës Ryan Kennedy, i njo­hur si “Frost” ose “Frosty”, infor­ma­cion mbi lëviz­jet dhe vend­ndod­hjen e ish-bashkëshort­it.

Mesazhet e shkëm­by­era mes Wil­son dhe nënës së saj zbu­lu­an se ajo kishte dijeni për planin dhe kishte shpre­suar të për­fi­tonte finan­cia­r­isht prej tij. Në një komu­nikim të datës 8 janar, ajo i shkru­ante nënës se Kennedy i kishte prem­tu­ar një shpër­blim prej mijëra paun­dësh dhe për­fitime të tjera nëse do ta ndih­monte për të gje­tur Dan­ny Caha­lan.

Prokuro­r­ia argu­men­toi se Wil­son veproi e motivuar nga lak­mia, hak­mar­r­ja ose një kom­bin­im i të dyjave. Sipas het­imeve, Caha­lan kishte një rol të nivelit të mesëm në një rrjet trafiki­mi droge dhe i dety­ro­hej Kennedy‑t rreth 140 mijë euro pasi kishte hum­bur paratë e drogës për shkak të bix­hoz­it.

Pas sul­mit, Dan­ny Caha­lan pësoi djegie të rën­da në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndër­roi jetë rreth dhjetë javë më vonë për shkak të plagëve. Gjyka­ta e dënoi Paris Wil­son me 9 vite burg për vras­je të paqël­limshme, duke e cilë­suar si një “pjesë­mar­rëse kyçe” në kom­plot. Ndërko­hë, autorët e sul­mit fizik, Ade­do­ja dhe Augus­tus, u dënu­an me burgim të për­jet­shëm, përkatë­sisht me min­i­mum 31 dhe 30 vite vua­jt­je dën­i­mi për­para mundë­sisë së lirim­it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading