news

E rëndë në Tiranë – 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

Komis­ariati i Poli­cisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestu­ar një 31-vjeçar të dyshuar për ped­ofili në lid­hje me ngacmimet sek­suale që i ka bërë një fëmi­je 13-vjeç.

Në pran­ga ka për­fun­d­uar Julian Alla i cili në zonë nji­het si për­dorues i lëndëve narkotike.

Ai dyshohet se mbrëm­jen e 23 kor­rikut Alla ka mar­rë në banesë një të mitur dhe e ka ngac­muar sek­su­al­isht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga bane­sa.

Ka qenë i mituri që ka bërë kallëz­im pranë Komis­ari­atit në prani të prindërve dhe të psikologes. Julian Alla do për­bal­let me dy akuzat “Ngacmi­mi sek­su­al” dhe “Heq­ja e paligjshme e lirisë”.

31-vjeçari ka mohuar akuzat për­para het­uesve të poli­cisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading