news

“Shqiptarët minorancë në vendin e tyre për 10 vite!”/ Lubonja: Ka projekte për të sjellë 100 mijë emigrantë nga Bangladeshi e India!

Anal­isti Fatos Lubon­ja ka vijuar anal­izën e tij në stu­dion e News24, duke u ndalur te një prej plagëve më të rën­da që po kalon ven­di: shpop­ul­li­mi masiv dhe pro­jek­tet e qev­erisë për zëvendësimin e fuqisë punë­tore me shte­tas të huaj.

Sipas Lubon­jës, dinami­ka aktuale e largim­it të shqip­tarëve dhe poli­tikat e ndjeku­ra nga ekzeku­tivi dësh­mo­jnë një papërgjegjsh­mëri totale ndaj kom­bit, ndër­sa par­ala­jmëroi se paso­jat e këtij fenomeni do të jenë fatale për struk­turën demografike të Shqipërisë bren­da një dekade.

“Jemi në një kohë kur Shqiperia po shpop­ul­lo­het,” u shpreh ai, duke shtu­ar se plan­et për të sjel­lë dhjetëra mijëra punon­jës të huaj tre­go­jnë qartë se pushteti nuk shqetë­so­het fare për largimin e rin­isë dhe qyte­tarëve shqip­tarë.

Lubon­ja zbu­loi gjithash­tu se ekzis­to­jnë pro­jek­te konkrete për të sjel­lë men­jëherë rreth 100 mijë emi­grantë nga vende të ndryshme të Azisë, duke ndryshuar rrën­jë­sisht hartën demografike të ven­dit.

“Ka pro­jek­te për të sjel­lë nja 100 mijë emi­grantë përn­jëherë. E kanë treguar se nuk çajnë kokën për shqip­tarët. Në këtë aspekt, këta thonë: le të ikin shqip­tarët se sjel­lim indi­anë, banglade­shas, viet­namezë,” deklaroi anal­isti.

Në për­fundim të par­ala­jmërim­it të tij, ai sol­li në vëmend­je një studim shqetë­sues mbi të ardhmen demografike, sipas të cilit, nëse rit­met aktuale të ikjes së shqip­tarëve dhe sjell­jes së të hua­jve vijo­jnë me këtë tra­jek­tore, bren­da 10 viteve shqip­tarët rreziko­jnë të kthe­hen në mino­rancë bren­da ven­dit të lor.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading