news

Ndërhyrje nga ajri/ Dramatike! Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat, nuk kursehen kosheret e bletëve

Sit­u­a­ta paraqitet kri­tike në zonën e Finiqit, ku zjar­ri i për­masave të mëd­ha ka dalë jashtë kon­trol­lit dhe vijon të përhapet me shpe­jtësi, i favorizuar nga era e fortë.

Flakët kanë përf­shirë disa zona të Bashk­isë Finiq dhe po afro­hen drejt fsha­trave, duke kri­juar rrezik seri­oz për bane­sat në Mesopotam dhe Kostar. Vatra e zjar­rit ka avan­cuar gjithash­tu drejt zon­ave të Delv­inës, përf­shirë Vlla­hatin, duke rrit­ur shqetësimin për përhap­jen e mëte­jshme.

Për të për­bal­lu­ar sit­u­atën është angazhuar edhe një helikopter zjar­rfikës, i cili ka nisur ndërhyr­jen nga ajri për të ndih­muar në izolim­in e flakëve dhe për të fren­uar avancimin e zjar­rit.

For­cat në ter­ren vijo­jnë bete­jën me flakët, ndër­sa autoritetet po mon­i­toro­jnë me shqetësim sit­u­atën, pasi zjar­ri po për­paron në një zonë me bimësi të den­dur dhe rrezikon të prekë zona të ban­uara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading