news

Rama dhe Roni Yeffet biznes me Sergein, ish-deputeti ukrainas bandit, grabitës biznesesh dhe trafikant armësh, kryeministri i implikuar në afera monstruoze

Përgji­mi i pub­likuar nga ish-zv/kryem­i­nistri Arben Ahmetaj merr për­masa edhe më të thel­la, tek­sa dalin në dritë iden­titetet e per­son­azheve që shfaqen në bisedën me biz­nes­menin izraelit Ron Yef­fet. Sergei është një ish-deputet ukrainas dhe tash­më treg­tar armësh. Ai është Ser­hiy Pashin­sky, ortak i Ihor Kotvit­skyt në tregt­inë e armëve.

Ai është nën akuzë nga Ukraina për kor­rup­sion në tregt­inë e armëve.  Pro­fili i tij është me interes të veçan­të për shkak të kon­tek­stit në të cilin Ahmetaj pub­likoi audiopërgjimin. Ish-zv/kryem­i­nistri e shoqëroi mate­ri­alin me pre­tendime që lid­hen me indus­trinë ushtarake, KAYO‑n dhe një trafik të mund­shëm armësh ku dyshohet se është imp­likuar drejt­për­drejt kryem­i­nistri Rama. Ish-deputeti ukrainas ban­dit, gra­bitës biz­ne­se­sh dhe trafikant armësh

Përveç trafikut të armëve, në të kalu­arën emri i Sergeit të Roni Yef­fet është për­men­dur edhe në një për­plas­je të dhun­shme për mar­rjen e kon­trol­lit të një prej fab­rikave ushqi­more më të njo­hu­ra në Ukrainë. Bëhet fjalë për fab­rikën ushqi­more të Zhy­tomir­it, një biznes që sipas për­shkrim­it të Çol­lakut prod­hon çokol­la­ta, bon­bone, karamele, pije me gaz dhe pa gaz, bisko­ta e vafer dhe i eksporton pro­duk­tet në 26 vende të botës.Çollaku e për­shkru­an Sergein e Ron Yef­fet si një per­son të lid­hur edhe me ten­ta­ti­va për mar­rjen me for­cë të biz­ne­seve dhe shkru­an se ai ishte “i spe­cial­izuar dhe për gra­bit­je me armë fab­rikash ushqi­more”. Sipas Çol­lakut, his­to­ria lid­het me pronar­in e fab­rikës së Zhy­tomir­it, Igor Bojko. Ai pre­tendon se Bojko kishte refuzuar t’ua shiste fab­rikën Sergei Pashyn­skyi dhe ortakut të tij, Sergei Tishçenko.

Pas këtij refuz­i­mi, sipas ver­sion­it të sjel­lë nga Çol­laku, rreth 200 per­sona të njo­hur si “titush­ki” u dër­guan drejt fab­rikës me auto­busë. Ata, sipas dësh­misë së pronar­it të citu­ar nga gaze­tari, ishin të armato­sur dhe hynë në ambi­en­tet e fab­rikës, duke sul­muar punon­jësit. “Sergei Pashin­s­ki dhe ortaku i tij Sergei Tishçenko, pas refuzim­it për t’ua shi­tur fab­rikën shumë rentabël atyre, finan­cuan 200 mer­ce­narë, të mbi­qua­j­tur ‘titush­ki’, të cilët mbër­ritën me auto­busë dhe sul­muan me armë fab­rikën duke depër­tu­ar në brendësi të mjedi­s­eve të saj duke ter­ror­izuar punon­jësit, krye­sisht fem­ra”, shpre­het Bojko sipas Çol­lakut.

Pas për­plas­jes, çësht­ja u vu nën het­im. Çol­laku thotë se NABU ndërhyri në këtë his­tori dhe se 134 nga rreth 200 per­son­at e përf­shirë u arrestu­an. Pra, his­to­ria që sjell gaze­tari nuk është thjesht për një kon­flikt mes dy biz­nes­menësh. Në qendër është pre­tendi­mi për një për­p­jek­je për mar­rjen e kon­trol­lit të një fab­rike të mad­he përmes një grupi të armato­sur, ndër­sa het­i­mi i autoriteteve ukrainase çoi në arres­timin e dhjetëra personave.Detajet

Çol­laku komen­toi dje gjithash­tu mod­elin “KAYO” dhe infiltrim­in e dyshimtë në ushtri, shën­de­tësi, energjetikë dhe të dhë­nat sekrete shtetërore përmes izraeli­tit Ron Yef­fet dhe kom­panisë TIMAK, duke ngrit­ur alarmin e cenim­it të drejt­për­drejtë të NATO‑s. “Rasti i KAYO‑s, çfarë ka ndod­hur? E kemi në ushtri, shën­de­tësi, bujqësi, rez­er­vat e energjisë, tek të dhë­nat sekrete… Është Ron Yef­fet. Ron Yef­fet ka bërë xheloze edhe Bal­lukun, duke thënë se do mer­rej vetë me Min­istrinë e Energjetikës, por u mor vetë me Min­istrinë e Mbro­jt­jes. Ron Yef­fet është lid­hje per­son­ale e Ramës.

Ky nuk për­faqë­son qev­er­inë e Izraelit siç ten­ton Rama ta shesë”, nën­vi­zoi gaze­tari. Pra­paske­na më e rëndë ushtarake lid­het me bashkëpunimin e kom­panisë TIMAK me struk­tu­ra të lid­hu­ra me ushtrinë kineze, pavarë­sisht sank­sion­eve të SHBA-së: “Futin në NATO dhe ushtri këtë Arje­ta Puca, mik­ja e Ron Yef­fet… Në njof­timet e saj pub­like kanë kri­juar në vitin 2025 ‘Timak Chi­na’.

Thotë do prod­ho­jmë armë e mak­i­na me Kinën. Kanë mar­rëvesh­je me dy kom­pani, të cilat në vitet 2025–2026 janë të sank­sionuara nga Pen­tag­o­ni për lid­hje me ushtrinë kineze për spi­u­nazh ushtarak. NATO i sank­sionon dhe ti shkon e bën biz­nese me këto kom­pani? Në dijen­inë tonë Kina nuk është në NATO. Kjo është kome­dia e zezë që shet kryem­i­nistri.”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading