news

Grid Rroji paralajmëron largimin e Edi Ramës, pse ikja e kryeministrit nga pushteti është vetëm çështje kohe, nga marrëveshja e heshtur për nxitjen e dhunës, te frika nga ardhja e ambasadorit të ri amerikan, ja çfarë pritet të ndodhë

Në një anal­izë mbi zhvil­limet poli­tike në Shqipëri, ped­a­gogu i Uni­ver­sitetit CUNY në New York, Grid Rro­ji, ka deklaru­ar se pushteti i Kryem­i­nistrit Edi Rama ka rënë dhe se largi­mi i tij nga drej­ti­mi i ekzeku­tiv­it është tash­më vetëm një çësht­je kohe. Sipas Rro­jit në një inter­vistë për “Vip Mag­a­zine”, zhvil­limet e fun­dit rreth gjyqë­sorit dhe inci­den­tet pub­like tre­go­jnë një hum­b­je të kon­trol­lit dhe të qetë­sisë nga ana e kreut të qev­erisë.

Duke komen­tu­ar një video së fund­mi ku Rama u përf­shi në një për­plas­je me një pasag­jer shqip­tar në një lin­jë ajrore drejt Napolit — ku e ka kapur atë nga shpat­ul­la e qafa për t’ia dorëzuar më pas autoriteteve ital­iane — Rro­ji e cilë­soi këtë sjell­je si dësh­mi të hum­b­jes së vetëpërmbajtjes.Ai e qua­jti reag­imin e kryem­i­nistrit ndaj një qyte­tari të thjeshtë si një “mënyrë qesharake” për një drejtues shteti dhe pre­tendoi se ai është sjel­lë si “rru­gaç”. “Edi Rama sot e kup­ton që është peng. Edi Rama sot e kup­ton që pushteti i tij nuk është më as në letër… pushteti i tij është veg­im,” deklaroi Rro­ji, duke shtu­ar se kryem­i­nistri po e kup­ton vetë se pushteti po i rrëshket dhe sit­u­a­ta po ndizet nën të. Sipas tij, si Rama ash­tu edhe figu­ra të tjera poli­tike si Sali Berisha kanë pasur prob­leme të shën­de­tit men­dor në momente të cak­tu­ara të jetës së tyre.

Ske­nari i mar­rëvesh­jes së hes­h­tur dhe thel­li­mi i dhunësPërveç rënies grad­uale të pushtetit, Rro­ji ngri­ti edhe një vari­ant të dytë të zhvil­limeve pra­paskenë. Ai thek­soi se nuk është e pamundur që bren­da struk­tu­rave të “Parisë së Tiranës” të jetë gje­tur një mar­rëvesh­je e hes­h­tur për të nxi­tur ten­sionet dhe për të ndezur gjakrat në vend. Sipas ped­a­gogut, ky për­shkallëz­im i dhunës mund të shër­be­jë si një mekanizëm nga ana e klasës poli­tike për të garan­tu­ar mba­jt­jen e vetes në qendër të lojës poli­tike në një kohë kur kon­trol­li po u ikën nga duart.

“Sjell­ja tre­gon hum­b­je të qetë­sisë, e cila tre­gon që Paria e ndjen prob­lemin dhe mbi të gjitha e ka hum­bur kon­trol­lin e plotë që ka pasur dikur ndaj të gjitha instru­menteve,” u shpreh ai. Në anal­izën e tij, Rro­ji i dha një peshë të veçan­të fak­torit ndërkom­bë­tar, me fokus te mbër­rit­ja e prit­shme e për­faqë­sue­sit të ri diplo­matik të Uash­ing­tonit në Tiranë. Ai nën­vi­zoi se klasa poli­tike shqiptare i druhet ard­hjes së ambasadorit të ri amerikan, duke prit­ur që fjala e tij të jetë më e rëndë dhe me deklara­ta jashtëza­kon­isht të drejt­për­drej­ta.

“Jemi në prag të ard­hjes së ambasadorit të ri amerikan dhe Paria ka prit­shmërinë që fjala e tij do të jetë më e rëndë dhe ka prit­shmërinë që nuk do të ketë më hapësirë kaq të mad­he për të vepru­ar siç e ka sot kur nuk ka një ambasador,” tha Rro­ji. Për këtë arsye, sipas tij, poli­ti­ka ven­dase po për­piqet të për­gatisë ter­renin për­para se diplo­mati i ri të mbër­ri­jë në Tiranë.“Pronari real” i shtetit dhe kap­ja e sis­temit të drejtë­sisë

Rro­ji e lid­hi këtë sit­u­atë me atë që e cilë­soi si kap­je të plotë të shtetit dhe gjyqë­sorit nga “Paria e Tiranës”. Ai për­men­di vendimin e Gjykatës së Lartë për lënien në burg të ish-krye­bashki­akut Eri­on Veli­aj, duke pre­tend­uar se në Shqipëri nuk ka gjyq­tarë apo vendime të pavaru­ra pasi të gjithë i janë shi­tur këtij sis­te­mi. Sipas tij, Veli­aj po paguan paso­jat e po këtij sis­te­mi ku bën pjesë, ndër­sa vuri në duk­je paradoksin se ai mbetet ende në detyrë dhe kryen shkarkime nga paraburgi­mi. Më tej, ped­a­gogu pre­tendoi se vetë “Paria e Tiranës” e ka shi­tur sis­temin te një “pronar” i ri, të cilin e emër­toi si sindika­ta ndërkom­bëtare e krim­it.

Sipas Rro­jit, ky pronar i ri kërkon haraç të përdit­shëm dhe kon­trol­lon gjithç­ka me dorë të hekurt, duke kri­juar një trys­ni të mad­he mbi poli­tikanët ven­das të cilët tash­më funk­siono­jnë si thjesht “qehal­larë” të tij. Sipas Rro­jit, zgjid­h­ja kërkon që shqip­tarët të ndërgjegjë­so­hen dhe të mos e pra­no­jnë më këtë sis­tem të kapur for­mal, por të ndër­to­jnë insti­tu­cione që i shër­be­jnë intere­save kom­bëtare.

Në lid­hje me aksion­in e SPAK-ut që sekue­stroi një vilë të zëvendëskryem­i­nistres Belin­da Bal­luku në jug të ven­dit dhe kërke­sat e opoz­itës për heq­jen e imu­nitetit të saj, Rro­ji deklaroi se hez­iti­mi i organ­it të akuzës vjen sepse seg­mente të SPAK-ut kon­trol­lo­hen drejt­për­drejt nga kryem­i­nistri. Ai shp­je­goi se sig­uri­mi i provave për gjykatat vështirë­so­het sepse vetë gjyqë­sori është i kor­rup­tuar nga një pro­ces vetting‑u i kry­er nën trys­ninë e Parisë së Tiranës. Rro­ji e cilë­soi Bal­lukun si një per­son­azh që po anate­mo­het e po fry­het në media si “Gogoli i Parisë së Tiranës”, duke pre­tend­uar se ajo ka kri­juar një klan krim­i­nal në krye të të cilit qën­dron vetë.Sidoqoftë, ai argu­men­toi se është gabim të men­dosh se ajo për­bën të keqen e vetme, pasi ajo është vetëm një pro­dukt i mënyrës se si funk­sionon e gjithë Paria e Tiranës. Sipas tij, fjalët që qarkul­lo­jnë flasin se ajo ka 300 vila dhe sekuestri­mi i njërës prej tyre nuk për­bën shqetësim për të, ndër­sa ka përf­shirë në këtë klan edhe njerëz të famil­jes e rrethit të saj miqë­sor.

Në përm­byll­je të komen­tit të tij, Rro­ji pohoi se të njëj­tat prob­leme e poshtër­si si Bal­luku i kanë edhe 140 deputetët dhe të gjithë funk­sion­arët pub­likë lokalë e qen­drorë. Ai shtoi se zon­ja Bal­luku ka mar­rë pushtet të madh nga Edi Rama dhe tani e ka kapur atë në një farë mënyre peng, por nën­vi­zoi se i gjithë sis­te­mi funk­sionon mbi të njëj­tat parime ku poli­tikanët janë kthy­er në thjesht “qehal­larë” të intere­save të cak­tu­ara.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading