news

Kongresi i SHBA në alarm nga roli mbështetës i Edi Ramës për kartelet e drogës, DASH, DEA dhe CIA afat 6 muaj për hetime të kryeministrit shqiptar

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shpërthy­er një alarm i paprece­dent par­la­men­tar lid­hur me ndikimin e krim­it të orga­nizuar dhe rrjeteve të narko­trafikut që kanë lid­hje me Shqipërinë. Kon­gre­si amerikan ka ven­do­sur në qendër të shën­jestrës drejtue­sit e qev­erisë shqiptare, duke kërkuar llog­a­ri të drejt­për­drej­ta nga admin­is­tra­ta e Uash­ing­tonit. Gjatë një seance dëgji­more të mba­j­tur këtë të martë në Nënkomitetin për Europën në Komitetin e Punëve të Jashtme, sit­u­a­ta në Bal­lka­nin Perëndi­mor sol­li për­plas­je tejet të for­ta.

Kon­gres­meni repub­likan, Joe Wil­son lëshoi akuza direk­te ndaj kryem­i­nistrit Edi Rama, duke pre­tend­uar se qev­e­ria e tij po nxit dhe lehtë­son kri­jimin e rrjeteve të trafikut ndërkom­bë­tar të drogës. Wil­son ngri­ti shqetësime alar­mante për nivelin e lartë të kor­rup­sion­it, inte­grim­in e krim­it dhe cen­imin e integritetit të zgjed­hjeve në Shqipëri.Ai i kërkoi llog­a­ri drejt­për­drejt Depar­ta­men­tit të Shtetit se çfarë masash konkrete po mer­ren ndaj këtij kër­cën­i­mi me për­masa rajonale. I gjen­dur për­bal­lë pyet­jeve të pre­ra, Zëvendës­ndih­mës Sekre­tari Amerikan i Shtetit, Daniel Law­ton, kon­fir­moi shqetësimet e Uash­ing­tonit.

Zyr­tari i lartë pra­noi se orga­ni­zatat krim­i­nale që vepro­jnë nga Shqipëria kanë ndër­tu­ar tash­më lid­hje direk­te me kartelet e drogës në Hem­is­fer­ën Perëndi­more. Law­ton thek­soi se SHBA po vazh­don bashkëpunimin me autoritetet ven­dase, ndër­sa veçoi Prokuror­inë e Posaçme (SPAK) si një struk­turë që ka treguar efek­tivitet në godit­jen e këtyre fenomen­eve. Megjithatë, pre­sioni poli­tik në Capi­toll Hill ndaj pushtetit në Tiranë ka arrit­ur nivelin më të lartë historik.Prapaskenat

Por pra­paske­nat e këtij debati zbu­lo­jnë një lëviz­je ligjore me paso­ja ekstrem­isht të rën­da për kre­un e ekzeku­tiv­it shqip­tar, Edi Rama. Kon­gres­meni Joe Wil­son ka depoz­i­tu­ar një amen­da­ment “bom­bastik”, i cili ka kalu­ar me urgjencë pro­ce­du­rale në Komi­sionet e Rreg­ul­lores dhe Lig­jeve në SHBA. Ky doku­ment dety­ron Depar­ta­mentin e Shtetit dhe Drej­torin e Intelig­jencës Kom­bëtare të bëjë një radi­ografi të thel­lë e sekrete mbi narko­trafikun shqip­tar.

Mëso­het se Agjencitë më të fuqishme part­nere, përf­shirë CIA‑n dhe DEA‑n, kanë mar­rë një afat të pre­rë e të frik­shëm gjashtë muaj (180 ditë) për të mbyl­lur hetimet. Bren­da këtyre 6 mua­jve, intelig­jen­ca amerikane duhet t’i dorë­zo­jë Pres­i­den­tit të SHBA-së dhe Kon­gre­sit një raport të klasi­fikuar me të dhë­na konfidenciale.Ky doku­ment do të skano­jë me imtësi rolin e drejt­për­drejtë apo lehtësimin që qev­e­ria e Edi Ramës mund t’u ketë bërë rrjeteve të narko­trafikut. Amen­da­men­ti ka kalu­ar fil­trat krye­sorë par­la­men­tarë dhe pritet të mar­to­het me votim në seancën plenare të Kon­gre­sit Amerikan.

Paso­jat për Shqipërinë

Ndërko­hë thek­so­jmë se mira­ti­mi i këtij amen­da­men­ti dhe har­ti­mi i rapor­tit të intelig­jencës pritet të ketë rrjed­ho­jë të men­jëher­shme në izolim­in poli­tik të pushtetit qen­dror në Tiranë. Një het­im i tillë i klasi­fikuar mund të çojë në rishikimin e thel­lë të mar­rëd­hënieve diplo­matike dhe finan­cia­re midis Uash­ing­tonit dhe Shqipërisë. Për më tepër, gjet­jet e CIA‑s dhe DEA‑s mund të shër­be­jnë si bazë e fortë për sank­sione të reja ndaj zyr­tarëve të lartë shqip­tarë. Kjo sit­u­atë do të rrisë ndjeshëm pre­sion­in ndaj SPAK-ut për të thel­lu­ar hetimet mbi lid­hjet e poli­tikës me krim­in e orga­nizuar.

Gjithash­tu, imazhi ndërkom­bë­tar i ven­dit do të pëso­jë një godit­je të rëndë, duke cen­uar besuesh­mërinë në pro­ce­set e inte­grim­it euroat­lantik. Part­nerët ndërkom­bë­tarë mund të kushtë­zo­jnë mbështet­jen e tyre me rezul­tate konkrete në pastrim­in e insti­tu­cion­eve nga ele­men­tët e kor­rup­tuar.

Në fund, ky skan­im 6‑mujor mund të shkak­to­jë një tërmet të vërtetë poli­tik që do të rikon­fig­uro­jë të gjithë skenën poli­tike shqiptare, ku godit­ja krye­sore do të përqen­dro­het tek kryem­i­nistri Edi Rama, i cili tash­më është futur në rreth të kuq nga amerikanët. Pra e gjithë kjo tre­gon se nuk ka më asnjë dyshim se Uash­ing­toni ka ven­do­sur të ndjekë deri në fund fijen e lid­hjeve mes pushtetit poli­tik në Shqipëri dhe karteleve transna­cionale të drogës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading