I dha fund marrëdhënies me Sarën? Erik Fullani vjen me postimin “misterioz” në rrjetet sociale: Nderi im vjen…

Gjatë ditëve të fundit një nga lajmet që po qarkullon me shpejtësi ka të bëjë pikërisht me Erik Fullanin dhe Sara Hoxhën.
Thuhet se çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre, madje Newsbomb raportoi se nga burimet tona të sigurta, “gjendja” është aq keq sa njëri prej tyre i ka bërë tjetrit bllok në rrjetet sociale.
E teksa deri më tani nuk ka një konfirmim nga vetë të zotët e punës, të cilët gjithmonë kanë qëndruar diskret sa i përket lidhjes së tyre, burime lart e poshtë thonë se prej muajsh ata ishin duke kaluar një fazë jo të lehtë.
Ndonëse nuk kanë mohuar mundësinë që ata të kthehen sërish te njëri-tjetrit, një gjë është e sigurt që këto ditë nuk janë aspak të lehta për Erikun dhe Sarën
.E në një kohë kur të gjithë jemi sy e veshë, pikërisht nga ata, një postim ka ardhur së fundmi nga Eriku. Por, përpos fotove ajo që na ka tërhequr vëmendje është pikërisht përshkrimi me të cilin ka vendosur që të shoqërojë fotot në instastory.
“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për njerëzit që dua. Është diçka mes meje dhe atyre”, shkruan Eriku, dhe ky postim është marrë dhe si një “përgjigje” për thashethemet e fundit!
Për më shumë, presim të tjera zhvillime nga vetë ata, marrëdhënia e të cilëve mesa duket është një “telenovelë” me shumë seri.











