Kisha sindromën e Stokholmit”, ish e dashura e ‘El Chapos’: Më kontrollonte vazhdimisht

Lucero Sanchez, ish-kon­gre­sist­ja mek­sikane e njo­hur si “La Chapodiputa­da” dhe ish-part­ner­ja e Joaquin “El Chapo” Guz­man, ka folur sër­ish pub­lik­isht për mar­rëd­hënien e saj me ish-bosin famëkeq të kartelit të drogës Sinaloa.

Në një pod­cast me gazetaren mek­sikane Adela Micha, Sanchez rrëfeu deta­je të reja nga peri­ud­ha kur ishte në lid­hje me El Chapon, i cili u arrestua në vitin 2016 dhe më pas u dënua me burgim të për­jet­shëm në SHBA.

Ajo tre­goi se gjatë mar­rëd­hënies kishte për­je­t­u­ar kon­troll dhe abuz­im psikologjik të vazh­dueshëm nga trafikan­ti i drogës. “Kam pasur sin­dromën e Stokholmit”, deklaroi Sanchez gjatë inter­vistës.

Ish-kon­gre­sist­ja kuj­toi se e kishte njo­hur El Chapon në kohën kur punonte si parukiere, ndër­sa më pas hyri në poli­tikë dhe në vitin 2013 u zgjodh deputete në Kon­gresin e Sinaloas, në veri të Mek­sikës.

Sanchez bashkëpunoi më vonë me autoritetet amerikane dhe dësh­moi gjatë pro­ce­sit gjyqë­sor kundër El Cha­pos në Shtetet e Bashkuara.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u arrestua në vitin 2016, dhe në vitin 2019 u dënua me burgim të për­jet­shëm nga një gjykatë fed­erale amerikane për drej­timin e një prej karteleve më të fuqishme të drogës në botë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading