Saranda dhe “sindroma e Çikagos”: konflikte, armë, eksploziv dhe grupet që po ndryshojnë qytetin

Ka qytete ku kri­mi lind nga var­fëria. Por ka dhe qytete ku kri­mi ushqe­het nga paratë. Dhe atëherë bëhet edhe më i rrezik­shëm, më i ash­për.

Saran­da duket si një para­jsë tur­is­tike. Deti, resortet, hotelet luk­soze, lokalet që mbushen çdo verë me mijëra tur­istë dhe mil­iona euro që qarkul­lo­jnë në pak muaj. Një vend per­fekt edhe për të pas­tru­ar mil­ion­at e krim­it të orga­nizuar.

Por pikër­isht aty ku qarkul­lo­jnë shumë para, të ligjshme e të paligjshme, lind edhe lufta për kon­troll.

Prej vitesh, në jug të Shqipërisë janë shtu­ar kon­flik­tet për prona bregdetare, shfry­tëz­imin e biz­ne­seve tur­is­tike, inves­timet infor­male dhe zonat e influencës.Një pjesë e këtyre për­plas­jeve nuk mbyllen aty për aty, por kalo­jnë në kër­cën­ime, dhunë, mad­je dhe aten­tate mafioze me armë e eksploziv.

Afër­sia me kufirin grek e ka kthy­er Sarandën edhe në një nyje të rëndë­sishme lëviz­je­je për trafik droge, kon­tra­bandë dhe grupe krim­i­nale që oper­o­jnë mes dy vendeve.

Shumë emra të njo­hur për Policinë shqiptare kanë pasur lid­hje me rrjete krim­i­nale në Gre­qi. Të tjerë janë përf­shirë në trafikun e narkotikëve, pastrim­in e par­ave apo kon­flik­tet për kon­troll territori.Në një qytet që dikur iden­ti­fiko­hej me qetës­inë dhe tur­izmin famil­jar, sot gjith­n­jë e më shpesh dëgjo­hen his­tori për aten­tate, të shtë­na me armë, shpërthime tri­toli dhe kon­flik­te të armato­sura.

Edhe mbrëm­jen e 7 majit 2026, në Qafë Gjashtë, një tjetër kon­flikt pati një fund tragjik. Fil­lim­isht me shkopinj, pas­taj me kallash­nikov dhe pis­to­le­ta. Një 66-vjeçar mbeti i vrarë. Një tjetër per­son u pla­gos. Dhe emra të njo­hur për policinë u shpal­lën në kërkim.

Por pas kësaj ngjar­je­je, grupi het­i­mor po për­piqet të kup­to­jë jo vetëm se kush qël­loi dhe pse, por edhe çfarë po ndodh real­isht me Sarandën.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading