Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Tolerancë zero

Vras­jet në shkol­la dhe shpërn­dar­ja e drogërave, Hita telegram komis­ari­at­eve, zbard­hen porositë: Tol­er­ancë zero Drej­tori i Përgjithshëm i Poli­cisë së Shtetit, Skën­der Hita, ka shpërn­darë një telegram në drej­toritë ven­dore dhe komis­ari­atet në vend, duke kërkuar masa të men­jëher­shme për godit­jen e shpërn­dar­jes së drogës dhe mba­jt­jes së armëve të fto­h­ta në shkol­la dhe në perimetrin e sig­urisë së tyre.

Hita ngre shqetësimin për disa ngjar­je të rën­da të regjistru­ara gjatë vitit shkol­lor 2024–2025, ku nxënës apo per­sona të tjerë kanë hyrë në ambi­ente arsi­more me sende të ndalu­ara, duke shkak­tu­ar inci­dente që kanë rrezikuar jetën dhe sig­ur­inë e nxënësve, si edhe kanë cënuar zhvil­lim­in nor­mal të pro­ce­sit mësi­mor.

Në urd­hër kërko­het orga­niz­i­mi i shër­bimeve të posaçme policore në çdo insti­tu­cion arsi­mor, duke ven­do­sur agjen­të të poli­cisë krim­i­nale pranë shkollave për të mon­i­toru­ar sit­u­atën dhe për të godi­tur shpërn­darësit e drogës.

Gjithash­tu, parashiko­hen kon­trolle të befa­sishme nga struk­tu­rat e narkotikëve, agjen­tët e komis­ari­at­eve dhe for­cat opera­cionale për kap­jen në fla­grancë të per­son­ave që futen në shkol­la për të shpërn­darë lëndë narkotike.

Ndërko­hë, struk­tu­rat e Hetim­it Ekonomik dhe Finan­ciar, në bashkëpunim me komis­ari­atet, janë urd­hëru­ar të mos lejo­jnë shit­jen e pro­duk­teve të ndalu­ara për të mitu­rit nën 18 vjeç

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading