Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta’, Berisha: Rama manipulon faktet. Shqipëria nuk plotëson kriteret për në BE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videome­sazhi ndaj deklaratave të kryem­i­nistrit Edi Rama, duke e akuzuar për manip­ulim të fak­teve dhe përhap­je të gën­jesh­trave të përsërit­u­ra.

Berisha tha se sipas vlerësimeve ndërkom­bëtare për ten­der­at pub­likë, ‘Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në trans­parencë dhe stan­darde’, ndër­sa ngri­ti akuza për ‘për­fitime të paligjshme nga per­sona të lid­hur me kryeministrin’.Lideri demokrat hod­hi poshtë pre­tendimet e Ramës për mungesë kon­tak­tesh his­torike me Rus­inë, duke deklaru­ar se kanë ekzis­tu­ar disa vizita zyrtare ndër vite.Sa i për­ket inte­grim­it europi­an, Berisha thek­soi se ‘opozi­ta e mbështet pro­cesin për arsye gjeopoli­tike, por Shqipëria nuk plotë­son kriteret për anë­tarësim. Ai shtoi se rezo­lu­ta e mirat­u­ar në Kuvend nuk përm­ban vlerësime për qev­er­inë, por vetëm kërke­sa dhe detyrime në kuadër të pro­ce­sit integrues’.Video-mesazhi i plotë:

Të dashur qyte­tarë dhe qytetare! Sot përsëri në mono­lo­gun e tij të së dielës, Edi Rama lëshoi seri­alin e gën­jesh­trave dhe tril­limeve. Kësh­tu, pasi u damkos nga insti­tu­cioni i Ten­der Europe, i cili në vlerësimet e ten­der­ave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dra­matike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që kishte në vitin 2010–2013, bie në 64 pikë në vitin 2026 dhe secili nga ju mund të shohë këtë grafik të këtij insti­tu­cioni.

Përveç kësaj, Europe Ten­der gjen se trans­paren­ca ka rënë në 50 pikë dhe dra­matike është se fla­mu­jt e kuq kanë 40% të ten­der­ave dhe në këtë kon­tekst riku­j­toj këtu se është bax­hanaku i Edi Ramës që ka fitu­ar qin­dra ten­dera sekrete në kundër­sh­tim me ligjin dhe vetëm në një vit ka mar­rë 800 transak­sione page­sa nga the­sari i shtetit.

Pra, një gën­jeshtër sa më shumë të përsëritet bëhet aq më e zezë dhe nuk bëhet e vërtetë. Së dyti, në mono­lo­gun e tij, ai u ndal tek një kon­fer­encë e zhvil­lu­ar në Tal­in, ku në mënyrën më të papërgjegjshme kra­ha­soi, pa u skuqur, pa u zverd­hur shqip­tarët me tale­banët, duke u për­p­jekur të jetë intere­sant se shqip­tarët janë në bes­imin e tyre të perëndim­it si tale­banët e Europës. Asgjë s’i lidh shqip­tarët me tale­banët. Nuk i lidh as e shkuara, as bes­i­mi i tyre, as poli­ti­ka dhe asgjë tjetër.

Ata janë një orga­ni­za­të ter­ror­iste e damko­sur dhe kra­hasi­mi i kom­bit tënd me një orga­ni­za­të si ajo, të tre­gon se je një njeri i shpër­larë, që je i gat­shëm të thuash çdo fjalë për t’u bërë intere­sant. Po në këtë kon­fer­encë, mori përgjig­jen që meri­ton, lid­eri apo për të mos thënë budal­lai glob­al.

Moderue­si i kon­fer­encës hod­hi poshtë tezat e tij, këshillat e tij për Europën dhe kjo hed­hje poshtë u duar­trokit nga audi­en­ca, çka e ner­vo­zoi shumë Edi Ramën dhe har­roi se është një kon­fer­encë ndërkom­bëtare, fil­loi të thotë se nuk kam thënë këtë apo atë. Përveç kësaj, po në këtë kon­fer­encë, përsëri­ti gën­jeshtrën e tij banale se nga vitet ’60 gjer sot nga Shqipëria dhe Rusia nuk kanë patur asnjë shkëm­bim vizite, në një kohë kur kanë qenë të pak­tën mbi 12 vizita, ndër të cilat të niveleve pres­i­dent, kryem­i­nis­tra, kryetarë par­la­mentesh dhe vetë Sergei Lavrov, në vitin 2004, ka ard­hur në Shqipëri dhe ka ini­ci­uar me Part­inë e Edi Ramës trak­tatin e miqë­sisë.

Në mono­lo­gun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezo­lu­ta që u votua në par­la­ment, duke pre­tend­uar se opozi­ta e votoi pasi kon­sta­toi se po zhblloko­het IBAR.

E vërte­ta është se, opozi­ta ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kri­ter­it gjeopoli­tik nuk plotë­son abso­lutisht asnjë krit­er për anë­tarësimin në Bashkimin Europi­an, por opozi­ta e mbështet këtë pro­ces si një pro­ces të dik­tu­ar nga gjeopoli­ti­ka dhe kur­rë ndon­jëherë nuk ka men­d­uar dhe nuk men­don të blloko­jë pro­cesin.

Rezo­lu­ta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësi­mi për punën e qev­erisë apo të par­la­men­tit, por thjesht rresh­ton kërke­sat dhe detyrat të domos­doshme për pro­cesin e inte­grim­it.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading