Baxhellë”/ Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë: Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu

Mod­er­a­tor­ja e njo­hur Kiara Tito ka ven­do­sur të mos hes­htë më për­bal­lë komenteve fyese dhe gjuhës së urre­jt­jes që merr në rrjetet sociale.

Së fund­mi, ajo ka bërë një veprim të paprit­ur, duke ekspozuar pub­lik­isht një nga ndjekëset e saj që i dër­gonte mesazhe ofenduese në pri­vat.

Nëpër­m­jet një pos­ti­mi në llog­a­r­inë e saj në Insta­gram, Kiara ka ndarë bise­dat ku ndjekës­ja e ofendonte në përgjig­je të videove të ndryshme.

Në një rast, pasi mod­er­a­tor­ja kishte shpërn­darë një thirrje për ndih­më për një per­son në nevo­jë, komentues­ja e ka sul­muar duke i thënë se i ka hyrë vet­ja në qejf.

Ndër­sa në një tjetër pos­tim ku Kiara tre­gonte se kishte mar­rë ndih­më për pastrim­in e shtëpisë, e njëj­ta ndjekëse e ka ofend­uar me fjalë banale, duke e qua­j­tur bax­hel­lë dhe duke e akuzuar se thjesht për­ton.

E lod­hur nga ky neg­a­tivitet i pajus­ti­fikuar, Kiara ka pub­likuar jo vetëm mesazhet, por edhe emrin e llog­a­risë dhe foton e kësaj zon­je, duke i bashkangji­tur një mesazh të qartë për fenomenin e bul­lizmit kiber­netik.

“Sa bukur flet zon­ja e nderu­ar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pas­taj kuj­to­jmë pse është bërë kaq tok­sik rrjeti…“, ka shkru­ar Kiara kra­has pam­jeve të pub­likuara.

Ky veprim i mod­er­a­tores tre­gon një revoltë të hapur kundër fenomenit shqetë­sues të gjuhës tok­sike në rrjet, duke treguar se per­son­azhet pub­likë shpesh për­ballen me sulme të rën­da pa asnjë shkak nga njerëz tërë­sisht të pan­jo­hur.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading