Dinamika e plagosjes në Kuçovë/ Ngjarja brenda makinës, si 45-vjeçari qëlloi në kofshë policin dhe tentoi të arratisej

45-vjeçari Zamir Skën­deri qël­loi policin 20-vjeçar Arsen Tos­ka gjatë shoqërim­it, u neu­tral­izua nga dy efek­tivët e tjerë…

Deta­je të reja kanë dalë në dritë nga plagos­ja e një efek­tivi poli­cie mbrëm­jen e sotme në aksin Fier–Dimal, një ngjar­je e rëndë që ka vënë në alarm struk­tu­rat e Poli­cisë dhe Agjen­cisë së Mbikëqyr­jes Policore.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, autori i ngjar­jes është 45-vjeçari Zamir Skën­deri, per­son me prece­den­të penalë, i cili gjatë shoqërim­it nga poli­cia ka arrit­ur t’i rrëm­be­jë armën e shër­bim­it një efek­tivi dhe ta plagosë atë.

Ngjar­ja ka ndod­hur në dal­je të fshatit Kutal­li, në ter­ri­torin e bashk­isë Dimal. Mëso­het se Skën­deri ishte shoqëru­ar më herët nga efek­tivët e poli­cisë pas një kon­flik­ti të ndod­hur në ambi­en­tet e Prokuror­isë së Rrethit Gjyqë­sor FierTre efek­tivë të poli­cisë po e trans­portonin 45-vjeçarin nga Fieri drejt Komis­ari­atit të Kuçovës.

Gjatë lëviz­jes me autom­jet në aksin nacional Fier-Dimal, Skën­deri, i cili ndod­hej në sedil­jen e pasme së bashku me efek­tivin Arsen Tos­ka, ka për­fi­tu­ar nga momen­ti për t’i mar­rë armën e shër­bim­it polic­it 20-vjeçar.

Men­jëherë pas kësaj, ai ka qël­lu­ar me armë zjar­ri duke e plago­sur efek­tivin në pjesën e kof­shës. Burime bëjnë me dije se pas të shtënës, 45-vjeçari ka ten­tu­ar të largo­het nga ven­di i ngjar­jes, por është neu­tral­izuar dhe arrestu­ar nga dy efek­tivët e tjerë që ndod­heshin në autom­jet.

Poli­ci i plago­sur është trans­portu­ar fil­lim­isht me ambu­lancë drejt Spi­tal­it Rajon­al të Beratit, ku ka mar­rë ndih­mën e parë mjekë­sore. Për shkak të plagës së mar­rë, ai është nisur më pas drejt Spi­tal­it të Traumës në Tiranë për tra­j­tim më të spe­cial­izuar.

Fat­mirë­sisht, sipas burimeve zyrtare, ai ndod­het jashtë rrezikut për jetën.Pas arres­tim­it të Skën­der­it, poli­cia ka ushtru­ar kon­troll fizik ndaj tij, ku i është gje­tur e fshe­hur në trup edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur for­ca të shum­ta të Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Berat, si dhe inspek­torë të Agjen­cisë së Mbikëqyr­jes Policore, të cilët po het­o­jnë rrethanat e plota të inci­den­tit dhe pro­ce­du­rat e ndjeku­ra gjatë shoqërim­it të 45-vjeçar­it.

Hetimet janë fokusuar jo vetëm te dinami­ka e plagos­jes, por edhe te mënyra sesi i shoqëru­ari arri­ti të mar­rë armën e shër­bim­it të efek­tiv­it bren­da autom­jetit të poli­cisë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading