Dhunohet në Shkodër gazetari Ervin Dushi

Gaze­tari Ervin Dushi ka denon­cuar se është dhunuar mbrëm­jen e sotme në Shkodër nga disa per­sona, në një ngjar­je që sipas tij lid­het me aktivitetin e tij pub­lik dhe një denoncim të bërë më herët.

Sipas deklarimeve të gaze­tar­it, inci­den­ti ka ndod­hur rreth orës 20:00, ndër­sa autor i dhunës dyshohet të jetë shte­tasi Prek Gjoni, i njo­hur si pronari i rrjetit të mar­keteve “Xhedis”, së bashku me disa per­sona të tjerë që ndod­heshin me të.

Dushi pre­tendon se kon­flik­ti lid­het me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështet­je të një punon­jëse­je të mar­ketit, e cila kishte pasur mos­mar­rëvesh­je me pronar­in e kom­panisë.

Pas ngjar­jes, gaze­tari është paraqi­tur në Policinë e Shko­drës ku ka bërë kallëz­im penal për dhunën e ushtru­ar ndaj tij.Çështjen do të vijoj ta ndjek përmes insti­tu­cion­eve”, mëso­het të ketë deklaru­ar Dushi pas denoncim­it në poli­ci.

Deri më tani nuk ka një reag­im zyr­tar nga poli­cia lid­hur me rrethanat e inci­den­tit apo per­son­at e përf­shirë në ngjar­je, ndër­sa pritet që hetimet të zbard­hin dinamikën e plotë të kon­flik­tit.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading