Vjedhje në një bulmetore në Pogradec, autorët marrin paratë dhe regjistrimet e kamerave të biznesit

Një dyqan i bul­metit është vjed­hur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spi­tal­it.

Sipas infor­ma­cion­eve per­sona të pa iden­ti­fikuar kanë hyre në brendësi të një­sisë së shër­bim­it dhe kanë vjed­hur një sasi prej 2 mil­ionë lekësh të vje­tra, së bashku me DVR e biz­ne­sit.

Bëhet e ditur se kjo është vjed­h­ja e dytë bren­da 5 mua­jsh për të njëjtin biznes. Aktu­al­isht poli­cia e Pogradecit po sekue­stron kam­er­at e biz­ne­seve ngji­tur dhe po merr shen­jat e gish­tave në brendësi të dyqan­it.

Në të njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjen­dari, për të cilën ranë në pran­ga 2 per­sona.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading