Mesazhi po trondit rrjetin! Futbollisti shqiptar shpërthen në lot pas tragjedisë: Mos merrni vendime të pakthyeshme

Fut­bol­listi me origjinë shqiptare i AEK-ut, Lazaros Rota, në prag të fes­tës së mad­he të tit­ul­lit kam­pi­on, ka lënë mën­janë euforinë e suk­sesit për të për­c­jel­lë një mesazh tronditës.Ai ka folur hapur për ata që vua­jnë në hes­ht­je, duke u nisur nga ngjar­ja tragjike që tron­di­ti opin­ion­in pub­lik: vetëvras­ja e dy vajzave 17-vjeçare në Ilioupoli të Gre­qisë.

Pasi për­fun­doi prononcimin e tij për “AEK TV” lid­hur me shpall­jen kam­pi­on, mbro­jtësi me prindër nga Devol­li u ndal te kjo plagë sociale, duke dër­guar një apel mjaft prekës: “Jeto­jmë në një kohë kur sheh njerëz që men­don se janë të lum­tur, pa e kup­tuar askush se çfarë po ndodh real­isht bren­da tyre.

Po flas këtu për vetëvras­jet e fun­dit të vajzave të reja”.Futbollisti vuri në duk­je pre­sion­in e madh psikologjik që kalon shoqëria mod­erne, ku njerëz­it shpesh fshe­hin dhim­b­jen për t’u dukur të fortë për­para të tjerëve.

Bota sot është e thy­er dhe e rraska­pitur nga për­p­jek­jet për të treguar se çdo gjë shkon mirë. Ndosh­ta, kur e pyes­im dikë ‘A je mirë?’, duhet ta the­mi me interes të vërtetë e me zemër.

Në këtë mënyrë, per­soni për­bal­lë nuk do të ndi­het si një bar­rë, por do të kup­to­jë se dikush intere­so­het sin­qer­isht për të. Një pyet­je e tillë, një bisedë apo një përqafim mund të jetë arsye­ja e fortë që shpë­ton një jetë”, tha ai.

Në mbyll­je të deklaratës së tij, që ka bërë xhi­ron e medi­ave, Rota bëri një thirrje të drejt­për­drejtë për të gjithë ata të rinj dhe njerëz që po kalo­jnë momente të errë­ta në jetën e tyre: “Dua t’u drej­to­hem të gjithë atyre që po lufto­jnë fort me veten e tyre: Ju lutem, mos mer­rni një vendim që është i përher­shëm dhe i pak­thyeshëm, për një dhim­b­je e cila është e përkohshme dhe mund të kapërce­het!”

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading