“Cavallini”, rrjeti sekret që furnizon Zvicrën me kokainë shqiptare

“Cav­alli­ni”, rrjeti sekret që furni­zon Zvi­crën me kokainë shqiptare

Shkru­ar nga Pam­fleti

Rrjeti i shpërn­darësve të rinj dhe kokaina me çmim të ulët kanë for­cuar pran­inë e gru­peve krim­i­nale shqiptare në jug të Zvi­crës, ndër­sa autoritetet par­ala­jmëro­jnë për paso­ja të rën­da sociale dhe krim­i­nale…

Duke u mbështe­tur te një rrjet shpërn­darë­sish të rinj dhe te pro­duk­tet cilë­sore me çmime të ulë­ta, mafia shqiptare ka push­tu­ar tre­gun e kokainës në Tici­no.

Në jug të Alpeve, kjo bol­lëk droge po sjell paso­ja shkatër­ruese dhe po reflek­to­het veçanër­isht në një rrit­je të ndjeshme të arres­timeve. Më 29 prill në Cap­o­la­go, një shqip­tar 24-vjeçar u arrestua me 54 gramë kokainë.

Dhe ky është vetëm një rast i fun­dit në një seri të gjatë episodesh të ngjashme.Në vitin 2025, 122 per­sona janë arrestu­ar në Tici­no për trafik droge, kra­ha­suar me 78 në vitin 2024 (+56%). Tash­më, gjys­ma e të bur­go­surve në burgjet e Tici­nos janë të ndalu­ar për vepra të lid­hu­ra me narkotikët.

Një valë e hes­h­tur­Mafia shqiptare ka push­tu­ar tre­gun e Tici­nos falë një rrjeti shpërn­darë­sish të rinj, të ash­tuqua­j­tu­rit “cav­alli­ni”, fjalë për fjalë “kua­jt e veg­jël”. Shpesh të papunë, këta të rinj mbër­ri­jnë nga Shqipëria në Itali me avion ose tren dhe më pas hyjnë në Tici­no, zakon­isht me mak­i­na me qira.

Ata qën­dro­jnë në Zvicër vetëm për disa muaj, aq sa të shpërn­da­jnë drogën që u jep orga­ni­za­ta, kun­drejt një page mujore prej 500 deri në 1000 fran­gash, të cilat i shpen­zo­jnë ose ua dër­go­jnë famil­jeve të tyre. Fitimet nga trafiku, ndërko­hë, për­fun­do­jnë te orga­ni­za­ta krim­i­nale.

“‘Cav­alli­ni’ janë pjesë e një rrjeti që është kri­juar me kalim­in e kohës. Është një orga­ni­za­të krim­i­nale e vërtetë, shumë e struk­tu­ru­ar, duhet pran­uar.

Ata vijnë dhe largo­hen. Qën­dro­jnë këtu pak kohë, vetëm disa muaj. Kësh­tu, nëse poli­cia arreston një shpërn­darës, arreston vetëm atë”, shp­je­gon për medi­at zvicer­ane “RSI” një për­dorues afat­g­jatë i drogës, i takuar në parkun Ciani në Lugano.

Pje­sa tjetër mbështetet te omer­ta-ja, rreg­ul­li i hes­ht­jes që karak­ter­i­zon mafi­an shqiptare. Dhe strategjia po funk­sionon.

“Sot këta shpërn­darës oper­o­jnë në të gjithë kan­tonin, deri në rajonin e Locarnos, ku nuk i shi­h­n­im ende disa vite më parë”, shp­je­gon komis­ari Pao­lo Lopa, drejtues i sek­sion­it antidrogë në policinë kantonale.humbasin kon­trol­lin dhe për­fun­do­jnë plotë­sisht nën ndikimin e sub­stancës”, par­ala­jmëron Mar­cel­lo Car­tolano.

Fenomeni është edhe më i vështirë për t’u luftu­ar sepse, për per­son­at e varur, shpërn­darësit shpesh nuk per­cep­to­hen si krim­inelë, por si njerëz që u japin përgjig­je bosh­llëqeve ekzis­ten­ciale.

“Sot janë shqip­tarë. Dhe fat­mirë­sisht që janë këtu, edhe pse këta shpërn­darës janë maskarenj. Sepse varësitë ekzis­to­jnë, kanë ekzis­tu­ar gjith­monë. Ata bëjnë biz­nesin e tyre. Nëse nuk janë ata, do të jetë dikush tjetër. Ekzis­ton një mungesë, ka njerëz që vua­jnë. Shumë men­do­jnë se kjo nuk është e vërtetë, por në realitet është pikër­isht kësh­tu”, shpre­het për­dorue­si për medi­an zvicer­ane.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading