Ndryshon stafi i kombëtares! Ja kush do të jetë “krahu i djathtë” i Maran në drejtimin e Shqipërisë

Rolando Marana do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të Futbollit.
Ai u prezantua ditën e sotme në një konferencë për mediat nga presidenti i Federatës, Armando Duka, duke pasuar kështu në pankinën kuqezi Sylvinho Campos Junior.
Por me largimin e Sylvinho, largohet edhe stafi i tij teknik, përfshirë këtu dhe asitentin Pablo Zabaleta.
Trajneri i ri do të ketë njerëzit e tij të besuar në krah e një prej tyre është edhe Christian Maraner.
Një italian që duket se i qëndron besnik në çdo hap Maranës, pasi ka punuar si asistent i tij tek ekipet italiane Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Piza dhe së fundmi te Breschia.











