Digjet tregu i ri i fruta –perimeve në Lushnjë

Tregu i ri i fru­ta-per­imeve në Lush­n­jë ka mar­rë flakë gjatë orëve të para të mëng­je­sit të sotëm më 19 maj.

Siç rapor­ton gaze­tar­ja e Klan News Ani­la Sefa, zjar­ri dyshohet se ka qenë i qël­limshëm. Kjo, pasi nga kqyr­ja e kam­er­ave të sig­urisë, rezul­to­jnë se tre per­sona i kanë flakën tregut. Ata po iden­ti­fiko­hen nga policia.Dëmet mate­ri­ale janë të shum­ta.

Gjys­ma e tregut është shkrum­buar totalisht.Anila Sefa: Ngjar­ja ka tron­di­tur komu­nitetin. Zjar­ri ka rënë në një nga zonat më të njo­hu­ra të qytetit. Zjar­ri ka shkrum­buar të pak­tën gjys­mën e tregut.

Dëmi është i kon­siderueshëm. Dëmet janë të shum­ta nga ana mate­ri­ale. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjar­rit.

Dyshimet janë se ka qenë një shkak aksi­den­tal. Mund të ketë qenë një defekt elektrik.Aludimet janë te ngjar­je aksi­den­tale, jo e qël­limshme.

Mate­ri­alet kanë qenë të tilla, që flakët janë përha­pur shumë shpe­jt. Zona ka kam­era dhe mund të jetë fil­muar momen­ti kur ka rënë zjar­ri. Tregu i ri u ndër­tua 3 vite më parë pranë Sta­di­u­mit të Lush­n­jës. Treg­tarët që shesin këtu zakon­isht pagua­jnë 35 mijë lekë të vje­tra, që të ushtro­jnë aktivitetin e tyre.

Treg­tarët kërko­jnë dëmshpërblim.Kryetarja e Bashk­isë: 10 treg­tarët më të dëm­tu­ar do dëmsh­për­ble­henKryetar­ja e Bashk­isë së Lush­n­jës Erisel­da Sefa ka takuar treg­tarët, pas dje­gies së tregut të frru­ta-per­imeve.

Sipas saj, 10 treg­tarët që janë dëm­tu­ar më shumë, do shiko­het mundësia që të dëmsh­për­ble­hen nga Këshilli Bashki­ak i qytetit.Derisa të pas­tro­het tregu, treg­tarët do të shesin jashtë tij, në hapësira boshe në tro­tu­ar.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading