Mësohet emri, kush do jetë trajneri i Kombëtares Shqiptare
Trajneri i Shqipërisë do jetë një italian

Është mësuar se kush do ta drej­to­jë Kom­bëtaren Shqiptare nga dita e sotme më 19 maj dhe në vazhdim.

Burime për Klan News bëjnë me dije se drej­timin e pank­inës kuq e zi do ta mar­rë ital­iani Ronal­do Maran.Rolando Maran në kar­ri­erën e tij si fut­bol­list ka lua­j­tur si mbro­jtës, krye­sisht me ekipe ital­iane.

Si tra­jn­er e ka nisur kar­ri­erën në Itali në vitin 2002 me Cittadella‑n. Ka menax­huar ekipe në Seria B si Bres­cia, Bari, Tri­esti­na, Vicen­za, Cata­nia, Chie­vo, Cagliari, Genoa, Pisa.

Fed­er­a­ta Shqiptare e Fut­bol­lit (FSHF) ka ven­do­sur të mbyl­lë bashkëpunimin me tra­jner­in e kom­bëtares shqiptare, Sylv­in­ho.

Laj­mi është bërë i ditur së fund­mi, ndër­sa brazil­iani ishte në për­fundim të kon­tratës së tij, e cila skadonte në fund të mua­jit qer­shor. Pavarë­sisht disku­timeve për një rinovim të mund­shëm, palët kanë rënë dako­rd që të mos ketë vazhdim, pas moskual­i­fikim­it të Shqipërisë në Botëror­in 2026.

Së bashku me Sylv­in­hon pritet të largo­hen edhe pjesë­tarët e stafit të tij teknik, ndih­mësit Dori­va dhe Pablo Zabale­ta.

Sylv­in­ho kishte mar­rë drej­timin e kuqez­in­jve në fil­lim të vitit 2023 dhe gjatë peri­ud­hës së tij arri­ti një suk­ses his­torik duke e kual­i­fikuar Shqipërinë në Euro 2024, ku ekipi u ren­dit i pari në grupin kual­i­fikues.

Në kual­i­fikue­set e Botëror­it 2026, Shqipëria për­fun­doi e dyta pas Anglisë, duke lënë pas Serbinë dhe duke sig­u­ru­ar pjesë­mar­rjen në fazën “play-off”, ku u elimin­ua nga Polo­nia me rezul­tatin 2–1 në Var­shavë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading