Kam investuar 90 miliardë lekë në Vlorë”, Behgjet Pacolli thotë se i ka shkruar Edi Ramës: Kompania ime ka 98% të aksioneve të Aeroportit, Policia ka dështuar të mbrojë punonjësit

Biz­nes­meni shqip­tar nga Koso­va, Behg­jet Pacol­li ka dalë me një deklaratë pub­like për ngjar­jet që po ndod­hin në Aero­portin Ndërkom­bë­tar të Vlorës, duke thek­suar se insti­tu­cionet shqiptare po dësh­to­jnë të mbro­jnë inves­timin e tij në jug.

Tek­sa ndanë një deklaratë zyrtare të Ekip­it Ligjor të shoqërisë Mab­co Con­struc­tions S.A, Behg­jet Pacol­li thotë se sot, për herë të dytë, në kantierin e Aero­por­tit Ndërkom­bë­tar të Vlorës po përsëritet e njëj­ta sit­u­atë e papranueshme dhe përgjegjës ai bën Val­on Ademin.Rreth 200 punon­jës, inx­hinierë dhe spe­cial­istë të shoqërisë Mab­co Con­struc­tions S.A., ortakut mazhori­tar me 98% të kuo­tave të shoqërisë kon­ce­sion­are “Vlo­ra Inter­na­tion­al Air­port – VIA” sh.p.k. dhe investi­torit krye­sor që ka finan­cuar dhe ndër­tu­ar pro­jek­tin me mbi 90 mil­ionë euro inves­time direk­te, po pen­go­hen fizik­isht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngrit­ur.

Nuk ekzis­ton asnjë vendim gjyqë­sor që ndalon hyr­jen e Mabco‑s ose nënkon­trak­torëve të saj në aero­portin që ajo ka ndër­tu­ar me inves­timet e veta. Vendi­mi gjyqë­sor i pre­tend­uar dje nga Val­on Ade­mi dhe i shpern­dare ne media është ai që pezul­lon përko­hë­sisht të drejtën e votës së Mabco‑s në shoqëri, vendim që aktu­al­isht ndod­het në shqyr­tim në Gjykatën e Lartë”, shkru­an biz­nes­meni.

Gjithash­tu, biz­nes­meni thek­son se nuk ka asnjë vendim gjyqë­sor nuk ka ndalu­ar hyr­jen fizike të Mabco‑s në kantier. Sipas Behg­jet Pacol­lit, ky ndal­im i njëan­shëm dhe arbi­trar është vetëgjyqësi e pastër krim­i­nale nga ana e Val­on Ademit dhe ortakut minori­tar 2%, e kry­er nëpër­m­jet admin­is­tra­torit të kon­tes­tu­ar Veg­im Hox­ha dhe Bujar Ejupi.

“Mab­co Con­struc­tions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkon­trak­tor i shoqërisë VIA, siç tre­go­het qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kon­tratës së Kon­ce­sion­it. Mab­co është ortaku mazhori­tar, investi­tori krye­sor, finan­cue­si real dhe sub­jek­ti që përm­bush kriteret teknike, finan­cia­re dhe opera­cionale mbi të cilat është dhënë vetë kon­ce­sioni.

Është detyrë ligjore e autoriteteve qever­itare dhe e Autoritetit Kon­trak­tues (Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë) të lejo­jnë dhe të garan­to­jnë aksesin e lirë në hyr­je dhe dal­je të kantier­it, sipas nen­it 7.1 pika (b) dhe © të Kon­tratës së Kon­ce­sion­it.

Mosvepri­mi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendi­mi arbi­trar të një ortaku me vetëm 2% të kuo­tave për­bën qar­tazi mosplotësim të detyrimeve kon­trak­tore nga ana e shtetit shqip­tar”, vijon reag­i­mi i shpërn­darë nga Behg­jet Pacol­li.

Biz­nes­meni thek­son se ekipi i tij ligjor ka njof­tu­ar sër­ish dje Kryem­i­nistrin Edi Rama, Min­istrin e Infra­struk­turës dhe Energjisë si dhe Drej­torin e Përgjithshëm të Poli­cisë së Shtetit për këtë sit­u­atë, që ai e kon­sideron të rëndë dhe për dësh­timin e Poli­cisë së Vlorës që, edhe sot sipas tij, nuk po garan­ton rendin pub­lik, sig­ur­inë dhe mbro­jt­jen e pronës së inves­tu­ar nga Mab­co.

“Mab­co Con­struc­tions S.A. kërkon të beso­jë në sundimin e ligjit dhe në mbro­jt­jen e inves­timeve të hua­ja dhe jo në VETËGJYQËSI krim­i­nale të Val­on Ademit. 

Do të vazh­do­jmë të ushtro­jmë të gjitha të drej­tat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo per­soni ose sub­jek­ti që cenon inves­timin tonë dhe interesin kom­bë­tar të pro­jek­tit”, përm­byl­let deklara­ta.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading