SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO i kërkon të thellojë hetimet për rastin e Irena Gjokës, i lë afat 6 muaj

Gjyka­ta e Posaçme, këtë të martë, i ka kërkuar SPAK-ut të thel­lo­jë hetimet për çësht­jen e gjyqtares Ire­na Gjo­ka, duke kërkuar plotësim het­imesh.

Në vendimin e mar­rë nga gjyq­tar­ja Marinela Osmani, Prokuror­isë së Posaçme i janë lënë një sërë detyrash për t’u plotë­suar, si dhe një afat kohor prej 6 mua­jsh.

Gjyq­tar­ja Ire­na Gjo­ka është padi­tur nga PD-ja me pre­tendimin se ka fshe­hur në for­mu­la­rin e dekrim­i­nal­izim­it një dën­im të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke. Megjithatë, më 6 maj, SPAK kërkoi pushimin e pro­cedim­it penal.SPAK argu­men­toi se pushi­mi i het­imeve duhet të bëhet për shkak të parashkrim­it të veprës penale, mos­di­jes së gjyqtares për një vendim të dhënë nga drejtësia greke në mungesë në vitin 2005, etj.

Konkretisht, bëhet fjalë për një pro­ces gjyqë­sor në shtetin helen në vitin 2005, ku është kon­stat­u­ar se, në dy raste në kufi, Ire­na Gjo­ka ka për­dorur “doku­mente të par­reg­ull­ta” dhe ka bërë ten­ta­ti­va për hyr­je me të dhë­na të ndryshme identifikuese.Më 25 mars të 2026, Prokuro­r­ia e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar kërkoi mbyll­jen e pro­cedim­it penal ndaj gjyqtares Ire­na Gjo­ka e cila u akuzua nga demokratët për veprën penale “Fal­si­fiki­mi i vulave, i stam­pave ose i for­mu­la­rëve”.

Në lid­hje me hetimet e bëra pas denoncim­it të bërë nga Adri­ana Kala­ja, SPAK njoftoi se Ire­na Gjo­ka e ka shly­er me gjobë pasi ajo u shpall faj­tore për veprën penale të parashikuar nga legjis­la­cioni penal grek “Hyr­ja dhe qën­dri­mi i të hua­jve në Ter­ri­torin Grek”.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading