KLARINISTI SARANDIOT KAPET NË TIRANË ME DY KALLASHË 800 EUROSH

Një tjetër rast i trafikim­it të armëve ka për­fun­d­uar në pran­gat e poli­cisë në Tiranë, duke rik­thy­er shqetësimet për qarkul­lim­in e armëve të zjar­rit dhe rrjetet që i furni­zo­jnë ato në krye­qytet.

Poli­cia e Tiranës ka arrestu­ar 25-vjeçarin Klo­di­an Mustafa, i cili dyshohet se ishte i përf­shirë në aktivitetin e trafikim­it të armëve. Opera­cioni është zhvil­lu­ar nga efek­tivët e Komis­ari­atit Nr. 4 në rrugën “Mys­lym Keta”, ku i riu u ndalua gjatë lëviz­jes me autom­jet.

Gjatë kon­trol­lit të ushtru­ar në mjetin që ai drej­tonte, poli­cia zbu­loi dhe sekue­stroi dy armë zjar­ri automatike së bashku me muni­cionin përkatës.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, armët dyshohet se ishin sjel­lë nga Saran­da me qël­lim treg­timin e tyre në zona të ndryshme të Tiranës, krye­sisht në Fresk dhe Tufinë. Burimet bëjnë me dije se secila prej armëve kishte një vlerë rreth 800 euro.

Rasti ka ngrit­ur edhe një herë pikëpyet­je mbi mënyrën se si armët e zjar­rit vazh­do­jnë të qarkul­lo­jnë dhe të gje­jnë treg në vend, duke u kthy­er në një kër­cën­im seri­oz për sig­ur­inë pub­like. Hetimet për rastin vijo­jnë për të iden­ti­fikuar nëse per­sona të tjerë janë të përf­shirë në këtë aktivitet.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading