Far West” në Mamurras, Operacionalja shkon të arrestojë të kërkuarin nga Italia për tentativë vrasje, ai shtyp gazin për t’i përplasur, shoku u nxjerr armën policëve

Leonard Dema, një 23 vjeçar nga Mamur­rasi dhe i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjyka­ta e Tren­tos në Itali për ten­ta­tivë vras­je­je, është plago­sur nga agjen­tët e For­cës Opera­cionale dhe momen­tal­isht ndod­het nën kujdesin e mjekëve të Trau­ma.

Shër­bimet e Drej­torisë së For­cës së Posaçme Opera­cionale kishin mar­rë infor­ma­cion për vend­ndod­hjen e këtij shte­tasi të shpal­lur në kërkim dhe kanë orga­nizuar një opera­cion në aksin rru­gor “Mamurras–Laç”.

Gjatë opera­cionit, në momentin e ndërhyr­jes në një kar­bu­rant në këtë aks, 23-vjeçari Leonard Dema sapo ka kon­stat­u­ar efek­tivët, ka ten­tu­ar t’i për­plasë me autom­jet duke u rrezikuar jetën, kurse per­soni që e shoqëronte iu ka drej­tu­ar armën e zjar­rit pis­to­letë policëve.

Agjen­tët e Opera­cionales, në kushtet e vetëm­bro­jt­jes, gjatë ndërhyr­jes për neu­tral­iz­imin e tyre, kanë plago­sur shte­tasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve. Gjithash­tu, është bërë arres­ti­mi në fla­grancë dhe i shte­t­a­sit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte të kërkuar­in dhe është sekuestru­ar arma e zjar­rit pis­to­letëKo­mu­nikatë për shtyp, datë 19 Maj 2026, Poli­cia e Shtetit

Në vijim të opera­cion­eve të Drej­torisë së For­cës së Posaçme Opera­cionale, të real­izuara pas shkëm­bim­it të infor­ma­cion­eve dhe koor­dinim­it të veprimeve opera­cionale me part­nerët ndërkom­bë­tarë, me qël­lim kap­jen e shte­tasve në kërkim, është admin­istru­ar infor­ma­cion për vend­ndod­hjen e shte­t­a­sit të shpal­lur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lin­dur në Mamur­ras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjyka­ta e Tren­tos, për ten­ta­tivë vras­je­je.

Gjatë opera­cionit për kap­jen e të kërkuar­it, në momentin e ndërhyr­jes, në një kar­bu­rant në aksin rru­gor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqëro­hej nga shte­tasi A. F, dhe lëvizte me autom­jet, sapo ka kon­stat­u­ar efek­tivët, ka ten­tu­ar t’i për­plasë me autom­jet, duke u rrezikuar jetën, si dhe per­soni shoqërues iu ka drej­tu­ar armën e zjar­rit pis­to­letë, shër­bimeve të Poli­cisë.

Shër­bimet e Poli­cisë, në kushtet e vetëm­bro­jt­jes, gjatë ndërhyr­jes për neu­tral­iz­imin e tyre, kanë plago­sur shte­tasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve pro­ce­du­rale u bë arres­ti­mi në fla­grancë dhe i shte­t­a­sit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shte­tasin në kërkim.

Gjithash­tu, është sekuestru­ar arma e zjar­rit pis­to­letë. Vazh­do­jnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drej­timin e Prokuror­isë.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading