Reagimi emocionues i Alis pas Eurovisionit, po bën xhiron e rrjetit/ Ja postimi i tij i fundit

Alis Kallaci ka përm­byl­lur aven­turën e tij në Euro­vi­sion Song Con­test 2026 duke u ren­di­tur në vendin e 13-të me këngën “Nan”, një per­for­mancë që u prit me shumë emo­cione nga pub­liku shqip­tar dhe ai europi­an.

Artisti i ri arri­ti të tërhiqte vëmend­je gjatë gjithë kom­peti­cionit me inter­pre­timin e tij emo­cional, ndër­sa gjatë javëve të Euro­vi­sion­it mori mbështet­je të mad­he nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Pas finales, Alis ka reaguar me një mesazh prekës në Insta­gram, ku falën­deroi të gjithë ata që e mbështetën në këtë ekspe­ri­encë të rëndë­sishme për kar­ri­erën e tij.

“Kur nisi gjithç­ka, mu duk si diç­ka shumë më e mad­he se vet­ja ime”, ‑shkroi ai, duke treguar emo­cionet dhe pasig­u­ritë që kishte ndjerë si një artist i ri në një skenë kaq të mad­he ndërkom­bëtare.

Këngë­tari thek­soi se for­ca më e mad­he gjatë këtij rrugë­ti­mi kanë qenë pub­liku, votat dhe mesazhet mbështetëse që mori nga shqip­tarët. Ai u shpreh se kjo ekspe­ri­encë do të mbetet gjith­monë në zem­rën e tij dhe se ka mësuar shumë jo vetëm artis­tik­isht, por edhe emo­cional­isht.

Pos­ti­mi i tij është shpërn­darë gjerë­sisht në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për për­faqësimin din­ji­toz të Shqipërisë në Euro­vi­sion

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading