A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon RAPORTET me ish-banorët: Kur jemi hasur në rrugë…

I ftu­ar në emi­sion­in “Ndryshe” me Elona Duron dhe Sal­sano Rrapin ka qenë final­isti i edi­cionit të pestë të “Big Broth­er VIP”, Armir Shahi­ni.

Këngë­tari i grupit të njo­hur, “West Side Fam­i­ly”, ka folur për ish-banorët më të komen­tu­ar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një inter­vistë plot emo­cione dhe momente spon­tane, ai ndau më shumë deta­je rreth ekspe­ri­encës së tij bren­da shtëpisë së BBV 5, mar­rëd­hënieve me banorët dhe mënyrës se si pub­liku ndikoi në rrugë­timin e tij deri në finale.

Gjatë bisedës, Miri foli edhe për jetën pas dal­jes nga pro­gra­mi, ndryshimet që ka për­je­t­u­ar në përdit­shmëri dhe vëmend­jen e mad­he që ka mar­rë nga pub­liku.

Ai tre­goi se peri­ud­ha pas Big Broth­er VIP Alba­nia ka qenë inten­sive, mes pro­jek­teve të reja, rik­thim­it në muzikë dhe për­sh­tat­jes me një realitet kre­jt ndryshe nga ai që la para hyr­jes në shtëpi.

I pyetur nëse ka takuar ndon­jë nga ish-banorët pas dal­jes, por edhe Selin, Miri u përgjigj:“Jo, asnjëherë. Nuk di gjë. Ku urrej unë?! Unë jam njerë­zor, jam babax­han. Ja Elona më njeh”.

I pyetur ‘nëse Selin dhe Miri do të ishin të ftu­ar të dy në emi­sion, a do të vinte ai?’, ish-banori u përgjigj:“S’e kam prob­lem. Unë të thashë. S’e kam prob­lem asnjë gjë.

Çdo gjë që ka ndod­hur në Big, e kam mbyl­lur dhe e kam lënë atje, por kon­tak­tet jashtë Big-ut pat­jetër që i kam me miqtë e mi”.

Po mar­rëd­hë­nia e tij me Rogertin, si vazh­don jashtë shtëpisë?“Nuk është se vazh­doj shoqërinë, por kur jemi hasur në rrugë jemi takuar”, tha këngë­tari i njo­hur.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading