Shkarkimi i ambasadorit shqiptar pasi mbështeti protestën në Shkup, reagon Ministria e Jashtme

Min­is­tria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lid­hje me rapor­timet për shkarkimin e ambasadorit shqip­tar në Maqe­doninë e Veri­ut, Denion Mei­dani, pasi u doli në mbështet­je stu­den­tëve shqip­tarë.

Në një reag­im të bërë për medi­et, min­is­tria shpre­het se lëviz­jet diplo­matike real­i­zo­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe me prak­tikat diplo­matike.

Më tej, në reag­im min­is­tria thotë se hamendësimet dhe inter­pre­timet janë tërë­sisht të pabazuara.

Njof­ti­mi i min­istrisë

Lëviz­jet diplo­matike, përf­shirë ato në nivelin e Tit­ullar­it të Për­faqë­sisë, real­i­zo­hen gjith­monë në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, kuadrin e brend­shëm rreg­ul­la­tor për Shër­bimin e Jashtëm, si dhe me prak­tikat e kon­solid­uara diplo­matike.

Këto pro­cese mbështeten mbi anal­iza pro­fe­sion­ale dhe insti­tu­cionale, duke pasur si objek­tiv për­dorim­in sa më efikas të burimeve njerë­zore, në për­puth­je me pri­or­itetet e poli­tikës së jashtme të Repub­likës së Shqipërisë.

Vendim­mar­r­ja përkatëse përf­shin koor­dinimin dhe kon­sul­timin me insti­tu­cionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqy­ro­jnë realitetin, aq më pak pro­cesin insti­tu­cional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçan­të, hamendësimet apo inter­pre­timet e paraqi­tu­ra si fak­te janë tërë­sisht të pabazuara dhe nuk mer­i­to­jnë vëmend­je të mëte­jshme.

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading