U zhduk dy javë më parë, gjendet i hedhur në HUMNERË trupi i pajetë i Eglant Koçit

Poli­cia dyshohet se ka arrit­ur të bëjë të mundur gjet­jen e trupit të pajetë të  Eglant Koçit, 34-vjeçar­it i cili  u zhduk pa lënë gjur­më rreth dy javë më parë. Një trup i dekom­pozuar është iden­ti­fikuar përmes dronit në hum­n­erë në fshatin Ceru­jë , tek­sa mëso­het se alpin­istët e RENEA‑s po zbresin për tek ven­di i iden­ti­fikuar.

Kuj­to­jmë se i dyshuari krye­sor i vras­jes së tij është miku i tij Armand Shakaj.  Eglant Koçi humbi kon­tak­tet me famil­jen më 4 qer­shor, një ditë më vonë i vël­lai iu drej­tua poli­cisë për të bërë kallëz­im për zhduk­jen.

Nga hetimet u zbu­lua se më 7 qer­shor, ishte gje­tur motori i Koçit,  pranë Sheshit Wil­son.  Lëviz­jet e të dyshuar­ti krye­sor Armand Shakaj, kanë qenë shumë shqetë­suese, pasi u bënë pub­like pam­jet kur ai u pa me motorin e 34-vjeçar­it, i veshur me të bard­ha duke lëvizur i pashqetë­suar.

Autom­jeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është trans­portu­ar 34-vjeçari i mar­rë peng, është gje­tur dhe sekuestru­ar në cilës­inë e provës mate­ri­ale, me njol­la gjaku në të. Gjithash­tu, është arrestu­ar në fla­grancë shte­tasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrah­ja e autorit të krim­it”, pasi dyshohet se ka ndih­muar 41-vjeçarin në këtë rast.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading