Afera Partizani/ Përgjegjësja juridike që dha ‘ok’ për privatizimin: Letrat ishin në rregull! Më pas u punësua…

Në gjyqin për afer­ën Par­ti­zani dësh­moi edhe Tetis Lubon­ja, ish-përgjegjës­ja që fir­mosi për pri­va­tiz­imin e klu­bit shumës­portësh. Vetë Lubon­ja, në dësh­minë e dhënë në SPAK për këtë çësht­je ka pran­uar që “Par­ti­zani” ishte ndër dos­jet e para që iu dha Agjen­cisë së Kthim­it të Pron­ave për të punuar. SPAK thotë se kjo Agjen­ci ka shqyr­tu­ar me shpe­jtësi të pajus­ti­fikuar, kërke­sat e pesë famil­jeve të njo­hu­ra pronare, në kra­hasim me kërke­sat e qyte­tarëve të tjerë, pasur parasysh ngarkesën dhe volu­min e dos­jeve që kishte.

Gjatë dësh­misë së saj në GJKKO, Lubon­ja tre­goi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjen­cisë së Kthim­it të Pron­ave, ku iu cak­tua të mer­rej me shqyr­timin e dos­jeve të pronarëve. Ajo deklaroi se kishte zbat­u­ar pro­ce­du­rat ligjore dhe se detyrat i mer­rte nga eprorët, ndër­sa ver­i­fikimet në ter­ren kry­heshin nga spe­cial­istët përkatës.

“Detyrat i mer­r­ja nga eprorët. Kam zbat­u­ar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha pro­ce­du­rat. Dos­ja qën­dronte në dy sek­torë, juridik dhe grafik. Këto ter­ri­tore kanë qenë të njo­hu­ra si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur pro­ce­du­rat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dësh­moi ajo.

Në dos­jen e SPAK, evi­den­to­het se grupi i punës i ngarkuar me shqyr­timin e dos­jeve të pesë famil­jeve të njo­hu­ra pronare, për­be­hej nga tre per­sona, ku të pak­tën dy prej tyre kon­sta­to­het se kanë lid­hje me trashëgim­tarët e famil­jeve të njo­hu­ra pronare. Konkretisht, Tetis Lubon­ja e cila përveç lid­hjes miqë­sore dhe njo­hjeve me Jamar­bër Mall­tezi dhe Rud­i­na Llaga­mi, rezul­ton edhe të ketë qenë e punë­suar disa vite më pas pranë shoqërisë Kon­takt sh.p.k. Këtë fakt vetë Lubon­ja e pra­noi edhe në dësh­minë e saj në GJKKO, ku deklaroi se disa vite pas punës në Agjenc­inë e Kthim­it të Pron­ave kishte punuar për rreth 6 muaj me kohë të pjesshme si shefe juridike pranë kom­panisë Kon­takt, që ngri­ti kul­lat në ish-klu­bin par­ti­zani.

“Kam punuar disa muaj, 6 muaj part-time te ‘Kon­takt’”, tha ajo.

Megjithatë, para gjykatës Lubon­ja mohoi të ketë pasur pre­sione apo ndërhyr­je nga famil­jet për­fituese gjatë pro­ce­sit të shqyr­tim­it të dos­jeve.

“Nga ish-pronarët nuk kemi pasur pre­sione, as komu­nikime fare. S’kam asnjë kon­takt me Berishën, veç në tele­vi­zor e kam parë”, deklaroi ajo, duke këm­bën­gu­lur se doku­menta­cioni për pronat ishte i rreg­ullt.

Proçe­du­ra për kthimin e pron­ave fil­loi më 17 janar 2007, dhe Tetis Lubon­ja dësh­moi në SPAK se dos­jet e pron­ave për pesë famil­je u tra­j­tu­an me pri­or­itet, duke u shqyr­tu­ar për një peri­ud­hë prej rreth dy mua­jsh nga fil­li­mi i pro­ce­durës.

Dësh­mia e plotë e Tetis Lubon­ja

Prokuror­ja: Cilin të pan­de­hur nji­h­ni, ku dhe kur i nji­h­ni?

Tetis Lubon­ja: Janë figu­ra pub­like. Me Mall­tezin kemi bërë aktivitete për mje­disin.

Prokuror­ja: Me shoqërinë “Kon­takt”, keni pasur kon­tak­te?

Tetis Lubon­ja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kon­takt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjen­cia e Kthim­it të Pron­ave. Kishte disa vende pune dhe apliko­va.

Prokuror­ja: Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthy­er prona shumë famil­jeve. Ju kuj­to­hen pro­ce­du­rat? I nji­h­ni?

Prokuror­ja: Si keni nisur me shqyr­timin e dos­jeve?

Tetis Lubon­ja: Detyrat i mer­r­ja nga eprorët. Kam zbat­u­ar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha pro­ce­du­rat. Dos­ja qën­dronte në dy sek­torë, juridik dhe grafik. Këto ter­ri­tore kanë qenë të njo­hu­ra si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur pro­ce­du­rat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.

Prokuror­ja: Ver­i­fikonit në ter­ren?

Tetis Lubon­ja: Shkonin spe­cial­istët e ter­ri­torit.

Prokuror­ja: Në këtë kthim prone, ka pasur objek­te sportive?

Tetis Lubon­ja: Po, Klu­bi Par­ti­zani. Kishte një per­son që ishte i intere­suar në atë kohë, kërkonte pri­va­tiz­im.

Tetis Lubon­ja: Vinte në insti­tu­cion një indi­vid. Nuk e denon­cuam. Kërkonte pri­va­tiz­imin.

Klo­di­ana Gjyzari: Vinte dikush që intere­so­hej. Kishte lid­hje me ish-pronarët?Tetis Lubon­ja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.

Tetis Lubon­ja: Aty kishte konkur­rencë mes pronarëve. Ishte kundër­shtar me pre­tendue­sit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur pre­sione, as komu­nikime fare. S’kam asnjë kon­takt me Berishën, veç në TV e kam parë.

Klo­di­ana Gjyzari: Kishte mangësi në dos­je?

Tetis Lubon­ja: Kanë qenë doku­mente të vje­tra dhe të ver­i­fikuara. Kam fje­tur rehat për këtë dos­je. Doku­mentet ishin shumë të sak­ta.

Klo­di­an Skën­deri: Vendi­mi kon­trol­lo­hej nga hal­lkat e mësipërme?

Tetis Lubon­ja: Po. Ishte Agjen­cia Qen­drore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndër­sa vendi­mi ynë vlerë­so­hej prej tyre. Çdo doku­ment vlerë­so­hej.

Sokol Haz­izaj: Fat­mir Bek­tashi, ju ka bërë ndon­jë pre­sion për­para se të punë­so­heshit aty?

Tetis Lubon­ja: Jo, fare. S’kam pasur asnjë njo­hje. Fillo­va punë sepse doja të zhvil­lo­he­sha pro­fe­sion­al­isht.

Jamar­bër Mall­tezi: A kishte vendime për tokën e famil­jes Bege­ja?

Tetis Lubon­ja: Po, ka pasur.

Klo­di­an Skën­deri: A keni çuar shkre­sa për pronarët e tokave?

Tetis Lubon­ja: Pat­jetër, kam zbat­u­ar ligjin.

Prokuror­ja: Çfarë detyre kishit te “Kon­takt”?

Tetis Lubon­ja: Shefe juridike.

Prokuror­ja: Famil­jes Llaga­mi nuk iu kthye prona?

Tetis Lubon­ja: Ne pro­ce­d­u­am me përgjig­jen, pasi nuk kishte ard­hur një përgjig­je poz­i­tive nga një prej insti­tu­cion­eve. Vijuan pro­ce­du­rat me katër famil­jet e tjera, pasi kishim përgjig­je poz­i­tive. Famil­jes Llaga­mi iu dha më vonë.

Prokuror­ja: Për pre­sionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?

Tetis Lubon­ja: Jo për pre­sione, thjesht për bez­di nga viz­itat e përdit­shme.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading