“Gazetari është përballur me mafien e bluzave të bardha”, Berisha për sulmin ndaj Osman Stafës: I porositur, Rama…

Kryetari i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lid­hje me sul­min që ndod­hi në protestë dje ndaj gaze­tar­it të News24, Osman Satafa.

Ai tha se Stafa u sul­mua nga një çift, i lid­hur me pushtetin dhe të shkuarën e zezë. Berisha tha se Stafa u sul­mua pasi është bërë zë i të së vërtetës, ndër­sa shtoi se ky ishte një sulm i porosi­tur nga njerëz të lid­hur me qev­er­inë.

“Osman Stafa për të gjithë shqip­tarët është një gaze­tar gux­im­tar, i cili është për bal­lur me një gux­im të admirueshëm më mafien e bluzave të bard­ha, në ndih­më ndaj të sëmurëve, kur kryem­i­nistri dhe min­is­trasha i lin­in pa mjekim dhe ilaçe për shkak të babëzisë.

Osman Stafa ka mba­j­tur fjal­ime në këtë protestë duke për­faqë­suar veten e tij dhe kjo e ka tmer­ru­ar Edi Ramën.
Dje një çift i lid­hur me pushtetin, në të shkuarën e tyre, njëri prej tyre ka glo­ri­fikuar të keqen aty ku ka pas punuar.

Së bashku me të shoqen iu sulën shtazër­isht dhe e dëm­tu­an fizik­isht vetëm për fjalët në protestë, por jo vetëm kaq, por edhe në bete­jën kundër mafies së ilaçeve.

Pro­voka­torët iu afru­an dhe e agre­suan.

Dënoj me for­cën më të mad­he këtë akt të porosi­tur nga sege­mentet krim­i­nale.

Dënoj agre­sion­in bru­tal dhe i them Edi Ramës se do të mba­jë përgjegjësi.

Edi Rama ka zgjed­hur të hes­htë zërat që denon­co­jnë regjimin”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading