I kërkuari i shpëton arrestimit, përplasi 4 automjete të parkuara në rrugë dhe arratiset në Durrës, reagon policia

Një drejtues autom­jeti është arratisur pasi ka për­pla­sur pesë autom­jete në Dur­rës.

Burime policore bëjnë me dije se per­soni pasi ka për­pla­sur 4–5 autom­jete te tregu i maki­nave në Shkozet, ka brak­tisur vendin e ngjar­jes dhe është larguar.Me të mar­rë njof­tim në ndjek­je të tij është vënë poli­cia e cila ka arrit­ur ta ndalo­jë në afër­si të lag­jes 12, në Dur­rës.

Dur­rës / Infor­ma­cion para­prakR­reth orës 12:45, në lag­jen nr. 14, Dur­rës, shër­bimet e For­cës së Posaçme “Shqipon­ja”, gjatë patrul­lim­it, i kanë bërë shen­jë ndal­i­mi drejtue­sit të një autom­jeti që po lëvizte me shpe­jtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Poli­cisë dhe ka vijuar lëviz­jen.

Gjatë largim­it, drejtue­si i autom­jetit, shte­tasi R. Xh., ka për­pla­sur 5 autom­jete të parkuara, duke shkak­tu­ar vetëm dëme mate­ri­ale. Më pas, ai ka brak­tisur autom­jetin dhe është larguar me vrap nga ven­di i ngjar­jes.

Shër­bimet e Poli­cisë janë vënë men­jëherë në ndjek­je të tij dhe po krye­jnë kon­trolle inten­sive në zonë për lokaliz­imin dhe kap­jen.

Nga veprimet e para het­i­more ka rezul­tu­ar se shte­tasi R. Xh. ishte shpal­lur në kërkim për veprën penale “Largi­mi i të bur­go­surit nga ven­di i qën­drim­it”, pasi kishte thy­er masën e sig­urisë “Arrest në shtëpi”, të cak­tu­ar për veprën penale “Mashtri­mi”.

Grupi het­i­mor vijon punën për zbard­hjen dhe doku­men­timin e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading