Dosja ‘Sterilizimi’/ Beqaj në gjyq jasht kafazit të qelqtë, shtyhet seanca në GJKKO ndaj ish-ministrit

Zhvillohet në GJKKO procesi gjyqësor në ngarkim të ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ashtu sic shihet në pamjet e siguruara nga mediat, ish ministri ndodhet në seancë krah mbrojtësit ligjor, jashta kafazit të qelqtë.
“Ne kemi mundur vetëm dje që të zotërojmë kopjen e materialit 93 faqe të përgatitur nga mbrojtja e Ilir Beqaj.
Ka qenë e pamundur të bëjmë një lexim të këtij materiali, për këtë arsye kërkojmë kohë të mbajmë qendrim përfundimtar lidhur me kërkesat e paraqitura nga Beqaj. Kërkojmë shtyrje të seancës.” u shpreh prokurori i posacë.
Kërkesë për të cilën u ra dakord edhe nga avokati Yzeiraj, duke sjellë kështu shtyrjen e seancës.