Ali Ahmeti reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkim­it Demokratik për Inte­grim, Ali Ahmeti, ka reaguar lid­hur me protestën që po zhvil­lo­het prej 25 ditësh në Tiranë, duke shpre­hur shqetësimin e tij për paso­jat që, sipas tij, këto zhvil­lime mund të kenë për Shqipërinë.

Në një deklaratë për medi­at, Ahmeti vlerë­soi rolin his­torik të Shqipërisë për shqip­tarët në rajon, veçanër­isht për Kosovën, duke thek­suar se ven­di ka qenë një fak­tor kyç në pro­ce­set e lirisë dhe shtet­formim­it të saj.

Ai tha se po i ndjek me shqetësim zhvil­limet në Shqipëri dhe se prote­s­tat po i shkak­to­jnë ven­dit “dy godit­je të for­ta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë në tur­izëm dhe në klimën e inves­timeve.

Sipas Ahmetit, tur­iz­mi, si një nga shtyl­lat krye­sore të ekonomisë shqiptare, mund të ndiko­het neg­a­tivisht nga pasig­uria dhe imazhi që kri­jo­het jashtë ven­dit.

Ai për­men­di gjithash­tu efek­tet që, sipas tij, mund të kenë prote­s­tat mbi investi­torët ven­das dhe të huaj.

“Po goditet dega krye­sore e indus­trisë, tur­iz­mi; po goditen inves­timet e hua­ja dhe ven­dore. Asnjë investi­tor nuk rrezikon kap­i­tal­in e tij aty ku ka pasig­uri”, deklaroi kreu i BDI-së.

Ahmeti thek­soi se nuk po mbron figu­ra poli­tike të cak­tu­ara, por interesin e Shqipërisë, duke shtu­ar se sta­biliteti dhe zhvil­li­mi i saj janë të rëndë­sishme për të gjithë shqip­tarët.

Ai u bëri thirrje qyte­tarëve të anal­i­zo­jnë me kujdes paso­jat e zhvil­limeve poli­tike, duke par­ala­jmëru­ar se ten­sionet dhe pasig­uria mund të dëm­to­jnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe intere­sat e shqip­tarëve në rajon.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading