“Sot ma vrave për së dyti babanë”/ Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Taulant Ballës: Gjaku i tij do t’ua thyejë qafën

Rugo­va Sinani, vajza e dësh­morit dhe koman­dan­tit të njo­hur të UÇK-së, Tahir Sinani, ka reaguar me tone të ash­pra ndaj min­istrit Taulant Bal­la, pasi ky i fun­dit e përf­shiu emrin e babait të saj në një listë që sipas saj përm­bante mer­ce­narë të UÇK-së.

Në reag­imin e saj pub­lik, ajo e cilë­soi këtë veprim si një fyer­je të rëndë ndaj fig­urës së Tahir Sinanit dhe sakri­ficës së tij në luftën për liri.

“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Bal­la urgjen­tisht duhet të kërkosh fal­je pub­like.

Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thye­jë qafën ty e gjithë atyre që prekin te pla­ga që hala dhemb”, shkroi Rugo­va Sinani.

Reag­i­mi i saj ka ngjal­lur disku­time dhe komente të shum­ta në rrjetet sociale, ndër­sa deri më tani nuk ka pasur një reag­im pub­lik nga Taulant Bal­la lid­hur me akuzat e ngrit­u­ra nga vajza e koman­dan­tit të ndjerë.

Tahir Sinani mbetet një nga fig­u­rat më të njo­hu­ra të luftës së UÇK-së dhe kon­sidero­het dësh­mor nga shumë shqip­tarë në Kosovë dhe më gjerë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading