Karamuço flet për heqjen e flamurit izraelit: Nuk janë qytetarët ata që i bëjnë këto akte të turpshme, janë njerëz të stërvitur

Eksper­ti i krim­i­nal­is­tikës Ervin Kara­muço, në një inter­vistë për Euronews Alba­nia, komen­toi inci­dentin ku një vajzë u ngjit në ambasadën izraelite dhe hoqi fla­murin. Ai e cilë­soi ngjar­jen si një akt të stërvi­tur dhe të orga­nizuar.

Kara­muço thek­soi se vajza nuk hyri nga hyr­ja krye­sore, por nga një hapësirë e pasme, duke treguar se vepri­mi ishte i men­d­uar më parë.

Ai nën­vi­zoi se filmimet e pub­likuara në rrjet tre­go­jnë qartë se ky nuk ishte një veprim spon­tan i qyte­tarëve, por një shfry­tëz­im i momen­tit për të dër­guar mesazhe të cak­tu­ara dhe për të dëm­tu­ar imazhin e Shqipërisë.

Sipas tij, per­sona të tillë janë gjith­monë në prit­je të një dobësie ose hapësire për të kry­er akte të tilla, të cilat jo vetëm dëm­to­jnë rep­uta­cionin e ven­dit, por edhe njol­losin vetë protestën.

“Është një vajzë e stërvi­tur që u ngjit vetë jo nga krahu i ambasadës, u fut pra­pa nga krahu i Shtëpisë me Gjethe. Nga lart e kanë fil­muar dhe kanë shkru­ar çfarë bëri, iku. Tani edhe kjo është shumë e shëm­tu­ar, për mua është shumë e shëm­tu­ar.

Ajo vajza ka qenë me maskë, janë shoqëru­ar dy-tre të ngjashme, janë pyetur ku ke qenë, si ke qenë e të tjera e të tjera. Nuk janë qyte­tarët. Shfry­të­zo­het një moment i cak­tu­ar për të bërë këtë akt të shëm­tu­ar.

Unë i kam thënë gjith­monë, këta janë në prit­je dhe thonë ku mund të shiko­jmë një dobësi, një hapësirë që ne t’i japim mesazhet tona, që ne të dëm­to­jmë imazhin e Shqipërisë, që ne edhe ngan­jëherë të njol­losim vetë protestën, sepse ka edhe nga ata që njol­losin vetë protestën”, tha Kara­muço.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading