Pas dasmës 2 milionë dollarëshe, Dua Lipa dhe partneri i saj tërheqin vëmendjen në Romë me makinën luksoze

Pak javë pasi kurorëzuan dashur­inë e tyre me martesë dhe orga­nizuan fes­time luk­soze në Itali, Dua Lipa dhe Cal­lum Turn­er vazh­do­jnë të jenë në qendër të vëmend­jes së medi­ave. Pas ditëve të kalu­ara në Itali për mua­jin e mjaltit, Dua Lipa dhe Cal­lum Turn­er janë fotogra­fuar duke u larguar nga Roma me një mak­inë luk­soze Porsche 911 Tur­bo S Cabri­o­let, me vlerë rreth 270 mijë dol­larë.

Çifti i sapo­mar­tu­ar kishte udhë­tu­ar nga Amal­fi Coast drejt krye­qytetit ital­ian, megjithatë, fund­ja­va shënoi për­fundimin e qën­drim­it të tyre në Itali, me një dal­je nga hoteli që tërho­qi vëmend­jen e medi­ave dhe fotografëve.

Sipas fotove të real­izuara më 19 qer­shor, Dua Lipa dhe Cal­lum Turn­er u panë duke ngarkuar val­ix­het në Porsche‑n e tyre. Hapësira e kufizuar e bagazhit duket se u kri­joi vështirësi, duke bërë që stafi i hotelit të ndërhynte për t’i ndih­muar me sis­temimin e bagazheve.

Për këtë dal­je, këngë­tar­ja zgjod­hi një bluzë pa mëngë dhe xhinse me bel të ulët, të kom­bin­uara me një sha­mi blu në flokë dhe një çan­të të mad­he prej kashte të markës Chanel.

Ndër­sa Turn­er u shfaq me këmishë me ngjyra të çelë­ta dhe pan­tallona të shkur­tra.

Pas martesës civile në Londër, çifti udhë­toi drejt Siçil­isë për das­mën e tyre, e cila më shumë përng­jau me një fes­të marte­sore tre-ditore me bazë në Paler­mo.

Sipas rapor­timeve, fes­timet kush­tu­an rreth 2 mil­ionë dol­larë dhe u mba­jtën në vilën his­torike Vil­la Val­guarn­era.

Në mesin e të ftu­arve ishin emra të njo­hur të botës së artit dhe mod­ës, ndër­sa miku i ngushtë i Dua Lipës, Elton John, inter­pre­toi këngën e tij të famshme “Your Song“.

Në fes­të morën pjesë gjithash­tu edhe Char­li XCX dhe Donatel­la Ver­sace, duke e kthy­er cer­e­mon­inë në një nga ngjar­jet më të komen­tu­ara të verës në botën e show­biz-it.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading