Familja e Gjergji Lalës kallëzon spitalin në Romë, Prokuroria italiane hap hetim për vrasje nga pakujdesia

Vdek­ja e aktorit të njo­hur shqip­tar Gjergji Lala në Polik­linikën “Umber­to I” në Romë ka sjel­lë hap­jen e një het­i­mi nga autoritetet ital­iane, pas kallëzim­it të paraqi­tur nga famil­jarët e tij.

Sipas famil­jes, 78-vjeçari nuk ka mar­rë ndih­mën e duhur mjekë­sore në momentet kri­tike, çka sipas tyre mund të ketë ndikuar në hum­b­jen e jetës së aktorit.

Në denoncimin e dorëzuar pranë organ­eve të drejtë­sisë ital­iane, famil­jarët pre­tendo­jnë se Gjergji Lala ndër­roi jetë pa ndërhyr­jen e nevo­jshme të per­son­elit mjekësor.“Babai ynë vdiq para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndih­muar”, thuhet në kallëz­imin e famil­jes, sipas medi­ave ital­iane.

Pas këtij denonci­mi, Prokuro­r­ia e Romës ka regjistru­ar një pro­ced­im për veprën penale të “vras­jes nga paku­jde­sia”, ndër­sa hetimet janë ende në fazën para­prake. Aktu­al­isht nuk ka per­sona nën het­im, por autoritetet po mbled­hin të gjitha provat dhe doku­menta­cionin mjekë­sor që lid­het me rastin.

Një rol kyç në zbard­hjen e ngjar­jes pritet të lua­jë autop­sia, rezul­tatet e së cilës do të ndih­mo­jnë prokurorët të për­cak­to­jnë shkaqet e sak­ta të vdek­jes dhe nëse ka pasur përgjegjësi nga ana e stafit mjekë­sor.

Sipas rapor­timeve nga Italia, aktori kishte mbër­rit­ur në spi­tal në gjend­je të rën­d­uar shën­de­të­sore.

Ai vuante prej kohësh nga prob­leme seri­oze shën­de­të­sore, përf­shirë kom­p­lika­cione në vesh­ka, ndër­sa më herët i ishte nën­shtru­ar edhe një ndërhyr­je­je kirurgjikale për heq­jen e një tumori në fshikëzën urinare.

Hetimet pritet të hed­hin dritë mbi rrethanat e plota të ngjar­jes dhe të për­cak­to­jnë nëse ka pasur neglizhencë në tra­j­timin mjekë­sor të aktorit shqip­tar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading